Osmani në brifing me organizatat jo qeveritare, temat: Dosja evropiane, struktura negociuese dhe Forumi i Prespës për Dialog

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të brifingjeve të rregullta me sektorin jo qeveritar, sot realizoi takim me më shumë think- tank organizata në vend me qëllim shkëmbimin e mendimeve për aktualitetet që e diktojnë politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut.  Në kuadër të takimit u ndanë mendime për raportet e mira ndërfqinjësore, dosjen evropiane të vendit, dhe në këtë drejtim përgatitjen për sfidën e bisedimeve, kornizën negociuese në pajtim me metodologjinë e re, përgatitjen e strukturës negociuese dhe rolin e sektorit qytetar në këtë proces.“Metodologjia e re e procesit negociues imponon formë tjetër të dialogut me vendet anëtare, në të cilin i a.q. lidershipi politik e ndërmerr rolin kryesor. Në këtë drejtim, interaksioni jonë, me kryeqendrat e vendeve anëtare dhe Brukselin do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme, si sistem i paralajmërimit dhe parashikimit të hershëm të sfidave të vet procesit negociues. Në këtë pjesë vendi duhet të mbështetet edhe në kapacitetet e sektorit civil, i cili duhet të përfshihet si pjesë integrale e kapacitetit të përgjithshëm për bisedime”, theksoi Osmani.Në takim u bisedua edhe për Forumin e Prespës për Dialog, si platform dhe iniciativë e cila premierën e saj do ta ketë në Konferencën e Parë këtë vit, me 1 dhe 2 qershor, në Ohër dhe Oteshevë, përmes së cilës do të provohemi si kontribues aktiv në ndërtimin dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal, e stabilitetit dhe raporteve të mira ndërfqinjësore, dhe njëkohësisht edhe si model i rrallë i suksesshëm i një shoqërie multietnike funksionale.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…