U shënua 29 prilli- dita e Diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me rastin e 29 prillit- ditës së Diplomacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, së bashkë me të punësuarit, në sheshin “Nënë Tereza”, me një ngjarje adekuate e shënuan ditëlindjen e Ministrisë. “Realizimi i prioriteteve strategjike të politikës sonë të jashtme: anëtarësimi në NATO, nisja e bisedimeve me BE-në, partneriteti strategjik me SHBA-të, progresi i raporteve të mira ndërfqinjësore, progresi rajonal –e ndonjëherë duhet të tërheqim një vijë, dhe të rrumbullakojmë përfitimet për gjithë vendin, që janë si rrjedhojë e punës dhe veprimtarisë së diplomacisë”, theksoi Osmani në fjalimin e tij para të punësuarve. Në fjalimin e tij drejtuar diplomatëve Osmani i theksoi sfidat e reja të cilat pasojnë: përgatitjen e Strategjisë 10 vjeçare- Reflektimi 2030; kryesimin me OSBE 2023, prezencën e fuqishme edhe në organizatat tjera multilaterale; Diplomacia ekonomike; impuls shtesë edhe në bashkëpunimin rajonal, iniciativat e reja- si Iniciativa 8; organizimin e Forumit të Prespës për Dialog etj. Tradicionalisht në këtë ditë ndahet çmimi “Diplomat i vitit”, i cili këtë vit i takoi diplomatit Ibrahim Kadriu, ndërsa çmimi “Diplomat i ri i vitit” i është ndarë diplomatit Dragan Alçinov. Këtë vit Ministria e Punëve të Jashtme feston 52 vite rritje dhe zhvillim, kur për herë të parë ishte formuar Byroja për Marrëdhënie me Jashtë, përkatësisht institucioni që i parapriu Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…