Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në eventin e organizuar për nderë të 9 Majit – Ditës sëEvropës, me temë “Njëzetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë:Maqedonia e Veriut dhe rruga drejtë Bashkimit Evropian”.“9 Maji i sotëm na gjen në 20 vjetorin e marrëveshjes paqësore tëOhrit dhe në 30 vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë tëpërbashkët. Dy momente këto të transformimit të thellëshoqërorë, sa të ndara, aq të ndërvarura, momente të një 9 majinacional dhe rajonal. Pavarësimi me hamendje nga një sistem injëmendësisë në sistem pluralist i përcjellur me trashëgimi tëmendësisë së ish sistemit e pengoi transformimin e mirëfilltë përarsye të improvizimit dhe mungesës së guximit për njërrumbullakësim të plotë të një pavarësie të vërtet, tëbarabartë për të gjithë. “Paqja në botë nuk mund të mbështetet papërpjekje krijuese, në përpjesëtim me madhësinë e kërcënimit”. Këto janëfjalë të thëna në këtë datë në vitin 1950 nga ministri francez i Punëvetë Jashtme, Robert Schuman në fjalimin e tij historik, në gur themelin ekrijimit e Bashkësive Evropiane dhe Bashkimit Evropian. MarrëveshjaKornizë e Ohrit është me të vërtetë krijimtaria jonë proporcionale përpaqe, barazi dhe prosperitet për të gjithë. Paraardhësit tanë të funditishin një dekadë me vonesë në bërjen e kërcimit kuantik në përpjesëtimme madhësinë e kërcënimit të pabarazisë dhe ndarjeve, megjithatë u arritnga udhëheqës të guximshëm dhe vizionarë që kthyen faqen e re tëpavarësisë sonë të katërt, pas asaj në vitin 1991, 1945 dhe 1903, dhepara së pestës në vitin 2020 me anëtarësimin në NATO dhe të gjithë sëbashku në pritje të asaj finale me t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”,ka thënë Grubi me këtë rast.Zëvendëskryeministri i parë Grubi, mes tjerave në fjalimin e tij kathënë se Marrëveshja e Ohrit në thelbin e saj është një vlerë eBashkimit Evropian dhe është e vetmja marrëveshje e paqes plotësisht esuksesshme, e garantuar nga BE, SHBA, NATO dhe OSBE, e cila ështëzbatuar plotësisht në pjesën normative dhe ka kontribuar pa mëdyshje nëardhmërinë tonë evropiane.“Nga perspektiva e sotme, shohim se sa absurde ishte ajo rezistencë, atoprotesta, ato kërcënime, ajo frikë. Gjithmonë them se sa më besnik ështështeti ndaj qytetarëve, aq më besnikë janë qytetarët ndaj shtetit.Shoqëria e barabartë, për të cilën shkruhet dhe në Marrëveshjen e Ohrit,kontriboi që unë ta ndjeja shtetin si timin dhe të betohem aq sa u betuakryeministri Zaev dhe presidenti Pendarovski për të mirën e atdheut tonëtë përbashkët, për ta ndjerë atë si timin. Marrëveshja e Ohrit nëthelbin e saj është një vlerë e Bashkimit Evropian dhe është e vetmjamarrëveshje e paqes plotësisht e suksesshme, e garantuar nga BE, SHBA,NATO dhe OSBE, e cila është zbatuar plotësisht në pjesën normative dheka kontribuar pa mëdyshje në ardhmërinë tonë evropiane. Prandaj, kjozyrë, përmes shkëputjes nga trashëgimia dhe hapit të guximshëm drejtndërtimit të themeleve të reja të një shoqërie po aq moderne, dukepranuar ndryshimet më tepër si një avantazh se sa pengesë, më kujtontransformimin për të cilin ju flisja në fillim. Qytetarët tanë nuk kanëasgjë më shumë për të bërë, më shumë për të kontribuar, më shumë për tësakrifikuar për ëndrrën evropiane, sepse ne kemi bërë të gjithakompromiset e nevojshme dhe të panevojshme, duke përfshirë edhe ato mëabsurde, për të merituar anëtarësimin në familjen evropiane, kështu qëtani është radha e Bashkimit Evropian, tash në testim është guximievropian, ne tash presim të njëjtin guxim nga udhëheqësit evropianë qëata kanë kërkuar nga ne në dy dekadat e fundit, nga Marrëveshja e Ohritpër ndryshimet kushtetuese, pa vonesë dhe pa arsyetim. Ky vendim nukështë vetëm një vendim për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriutpor është gjithashtu një vendim për mbijetesën e ëndrrës dhe të ardhmessë Bashkimit Evropian”, ka theksuar mes tjerave në fjalimin e tij mekëtë rast, z. Grubi.