Osmani në uebinarin edukativ multilateral me temë: “Zbatimi në praktikë e tre definicioneve ligjërisht jo- detyruese të IHRA në shoqëritë multikulturore: leksione të nxjerra, praktika dhe hapa para”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani  mori pjesë në uebinarin edukativ multilateral në temë: Zbatimi në praktikë e tre definicioneve ligjërisht jo- detyruese të IHRA në shoqëritë multikulturore: leksione të nxjerra, praktika dhe hapa para, në organizim të MPJ-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me MPJ-n e Austrisë dhe Greqisë.“Mbajtjen e kësaj ngjarje e riafirmoi angazhimin e përhershëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përpjekjet e vazhdueshme dhe marrjen e masave konkrete për të gjitha çështjet që i referohen holokaustit”, theksoi Osmani.“Uebinari është mbështetje e fortë e aplikacionit vijues  të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit- IHRA”, potencoi Osmani në fjalimin e tij, duke iu referuar seriozitetit nga trendi i rritjes së antisemitizmit, shtrembërimin e Holokaustit, si dhe racizmin kundër romëve që minon themelet e sundimit të së drejtës dhe respektimit e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore. Osmani nënvizoi se është i domosdoshëm përforcimi i sistemit arsimor përmes pasurimit të përmbajtjeve edukative me dy definiconet e punës së IHRA-s, e në drejtim të ballafaqimit me sfidat në këtë plan.Në uebinar fjalim kishte edhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, Ministri austriak për BE dhe Kushtetutë, Karoline Edshtadler dhe Koordinatori special i Komisionit Evropian në luftën kundër anisemitizmit, Katarina Fon Shnurbein, ndërsa morën pjesë edhe rreth 70 përfaqësues nga më shumë shtete dhe organizata ndërkomnëtare.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…