Depolitizojmë administratën përmes zbatimit të zgjeruar të parimeve të meritës, mundësive të barabarta dhe përfaqësim adekuat dhe të drejtë, si dhe profesionalizim të pozicioneve të larta drejtuese

Me ftesë të Institutit për demokraci “Societas civilis” – Shkup, isha pjesë e diskutimit online mbi Ligjin për shërbimet e larta udhëheqëse.Pjesë e panelit ishin edhe Ljupço Nikollovski, zv. Kryeministër i Qeverisë përgjegjës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Misha Popoviç, udhëheqës i Qendrës dhe hulumtues në Institutin për demokraci “Societas Civilis”, dhe Biljana Ivanoska, kryetare e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.Në legjislacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka ndonjë dallim të qartë mes nivelit politik dhe profesional, rrjedhimisht fushëveprimi për shërbimet e larta udhëheqëse nuk është përcaktuar dhe vërtetuar qartë.Me Ligjin për nëpunësit administrativ është bërë hapi i parë kah profesionalizimi i udhëheqësve në administratën shtetërore.Koncepti i shërbimeve të larta udhëheqëse ka filluar që nga viti 2018. Sistemi i shërbimeve të larta udhëheqëse, i cili prezantohet si risi në këtë ligj, do sigurojë arritjen e dy qëllimeve kryesore:1. Udhëheqës të lartë profesional, të zgjedhur përmes një procedure të hapur të meritokracisë2. Vendosje e marrëdhënieve të besimit dhe përgjegjësisë mes personave të zgjedhur dhe emëruar politikisht dhee udhëheqësve të lartë.Në pajtim me programin për punë të Qeverisë, pakoja e ligjeve duhet të futet në procedurë qeveritare në qershor, dhe gjatë verës do të dorëzohet edhe në procedurë parlamentare.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…