Shaqiri: Qytetarët në vend të parë

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin mbi eventin ,,Qytetarët në vend të parë: Prezantimi dhe diskutimi i Raportit të dytë nacional mbi monitorimin e Reformës së Administratës Publike (RAP) 2019/2021”, nën organizimin e Institutit të Politikave Evropiane (IPE).  Në mesin e bashkëbiseduesve të këtij diskutimi, ishin edhe drejtori i OECD/SIGMA Gregor Virant dhe drejtoresha e Institutit të Politikave Evropiane (EPI) në Shkup Simonida Kacarska.Modernizimi dhe avancimi i administratës shtetërore dhe publike janë vazhdimisht aktuale dhe janë bazë e tërë sektorit publik prej së cilit varen proceset dhe zhvillimi i secilës shoqëri demokratikeSot isha pjesë e eventit ,,Qytetarët në vend të parë: Prezantimi dhe diskutimi i Raportit të dytë nacional mbi monitorimin e Reformës së Administratës Publike (RAP) 2019/2021”, nën organizimin e Institutit të Politikave Evropiane (IPE).Në mesin e bashkëbiseduesve të këtij diskutimi, ishin edhe drejtori i OECD/SIGMA Gregor Virant dhe drejtoresha e Institutit të Politikave Evropiane (EPI) në Shkup Simonida Kacarska.Po përballemi me sfidat, jo vetëm në aspekt të pritjes së fillimit të bisedimeve për aderim në BE, por edhe në kontinuitet duhet të punojmë së sigurimin e administratës moderne dhe efikase, të bazuar në digjitalizim, e cila mundëson shërbime të shpejta dhe kualitative ndaj qytetarëve dhe subjekteve afariste.Në eventin e implementuar në suaza të projektit WeBER, u diskutua mbi gjendjen e Reformave në Administratën Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, progresin e bërë në këtë proces, si parakusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, si dhe lidhur me aktivitetet në vijim.

 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…