Raportit mbi monitorimin e implementimit të rekomandimeve të Raportit mbi vlerësimin e cenueshmërisë së korrupsionit gjatë procedurave të punësimit në sektorin publik

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me promovimin e Raportit mbi monitorimin e implementimit të rekomandimeve të Raportit mbi vlerësimin e cenueshmërisë së korrupsionit gjatë procedurave të punësimit në sektorin publik.

Isha pjesë e “online” eventit: promovimi i Raportit mbi monitorimin e implementimit të rekomandimeve të Raportit mbi vlerësimin e cenueshmërisë së korrupsionit gjatë procedurave të punësimit në sektorin publik Ditën e sotme mora pjesë në eventin e organizuar nga “Transparency International” – Maqedoni, mbi promovimin e Raportit të dytë tremujor, lidhur me monitorimin e implementimit të rekomandimeve të Raportit mbi vlerësimin e cenueshmërisë së korrupsionit gjatë procedurave të punësimit në sektorin publik. Raporti është i përpiluar në suaza të projektit ,,Përforcimi i kapaciteteve të institucioneve në luftën kundër korrupsionit”, i mbështetur financiarisht nga USAID-i në suaza të Projektit për pjesëmarrjen qytetare. Pjesëmarrës në këtë event ishin edhe Zëvendëskryetari për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore – z.Ljupço Nikollovski, Kryetarja e Komisionit shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit – znj.Biljana Ivanovska dhe Kryetarja e “Transparency International” – Maqedoni – znj.Sllagjana Taseva. Në fjalimin tim iu referova punës së deritanishme, duke potencuar se profesionalizimi i administratës publike është një prej qëllimeve kyçe të procesit të Reformave të Administratës Publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si prioritete të rëndësishme mbeten përpjekjet e depolitizimit të administratës publike nëpërmjet praktikimit të përforcuar të parimeve meritore, mundësive të barabarta, të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe të pozitave të larta udhëheqëse. Në këtë aspekt, theksova edhe pakon e re të ligjeve, me të cilën do të tejkalohen të gjitha problemet dhe mangësitë e detektuara. Kjo i referohet Ligjit të të Punësuarve në Sektorin Publik, Ligjit të Nëpunësve Administrativ dhe Ligjit të Shërbimit të Lartë të Udhëheqjes, të cilët janë të hartuar në mënyrë inkluzive dhe me përfshirjen e plotë të të gjitha palëve të interesit, me mbështetjen e SIGMA-së, Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Qendrës së Menaxhimit me Ndryshimet. Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional do të thellohen akoma më tepër dhe se ekziston vullneti politik në aspekt të implementimit të rekomandimeve të Raportit.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…