MMJPH: Promovohen Listat e kuqe kombëtare të kërpudhave dhe gjitarëve dhe Katalogu i llojeve të habitateve me rëndësi evropiane në RMV

Në ngjarjen virtuale të djeshme, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor promovoi Listat e kuqe të kërpudhave dhe të pesë llojeve të gjitarëve të seleksionuar dhe Katalogun e llojeve të habitateve me rëndësi evropiane- Listat e kuqe kombëtare të kërpudhave dhe pesë llojeve të gjitarëve të seleksionuar (rrëqebulli, ariu, lundra, ujku dhe çakalli), si dhe Katalogu i habitateve me rëndësi evropiane, janë një mjet i rëndësishëm për monitorimin e biodiversitetit dhe identifikimin e llojeve  dhe zonave prioritare për krijimin e politikës për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës- tha zëvendësministrja Oxhaklieska, duke shprehur mirënjohje për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Zyrën e IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO), institucionet shkencore dhe ekspertët kombëtarë për mbështetjen e ofruar.”Listat e kuqe kombëtare janë thelbësore për informimin e vendimmarrësve dhe zhvillimin e politikave dhe aktiviteteve të shëndosha për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës,” tha drejtori i Zyrës Rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN ECARO), Boris Erg, në prezantimin e djeshëm të Listave të kuqe të gjitarëve dhe kërpudhave  nga Maqedonia e Veriut.Sipas tij, Listat e Kuqe na ndihmojnë të ndëmarrim aktivitete për të zvogëluar shkallën e humbjes së biodiversitetit, dëshmitarë të së cilës jemi çdo ditë.Përgatitja e Listave të kuqe kombëtare për kërpudhat dhe pesë lloje të seleksionuara të gjitarëve, si dhe Katalogu i llojeve të habitateve me rëndësi evropiane, së bashku me Listën e Kuqe kombëtare të përgatitur më parë për herpetofaunën (amfibët dhe zvarranikët) dhe statusin e veçantë të ruajtjes për 14 bimë vaskulare me rëndësi kombëtare dhe evropiane, është një kontribut i rëndësishëm në përpjekjet e MMJPH-së për rritjen e efikasitetit të ruajtjes dhe menaxhimit të komponentëve të biodiversitetit në nivel kombëtar. Listat e kuqe kombëtare, pas miratimit të tyre, do të kenë funksion aplikues në punën e përditshme të Sektorit të natyrës në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor në kuadër të zbatimit të procedurave administrative për mbrojtjen, ruajtjen dhe rikuperimin e qëndrueshëm të biodiversitetit.Këto dokumente janë përgatitur në kuadër të projektit: “Programi i ndërtimit të kapaciteteve të biodiversitetit: Promovimi i praktikave të mira ndërkombëtare në Maqedoni”, financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).Pas miratimit, ato  do të kenë funksion aplikimi në punën e përditshme të Sektorit të natyrës në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor në kuadër të zbatimit të procedurave administrative për mbrojtjen, ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit. Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit: http://redlist.moepp.gov.mk

Related posts

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …