Inspektorati Shtetëror i Tregut me laboratorin shtetëror mobil për testimin e cilësisë së karburanteve të lëngshme filloi kontrollet e jashtëzakonshme të intensifikuara në terren. Qëllimi është të shmangen manipulimet e mundshme me cilësinë e karburanteve të përdorura në vend përmes kontrolleve të intensifikuara. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut Aneta Simeska Dimeska informuan për rezultatet e kontrolleve fillestare. “Jemi të vendosur të shmangim manipulimet e mundshme me cilësinë e karburanteve të përdorura në vend përmes kontrolleve të intensifikuara. Në atë mënyrë, jo vetëm që do të mbrohen konsumatorët nga manipulimet me cilësinë e karburanteve, por do të mbrohet edhe ambienti jetësor. Ashtu siç deklaruam edhe javën e kaluar, për momentin, së bashku me Zëvendës Kryeministrin Nikollovski, jemi duke mbledhur të gjitha të dhënat mbi distribuimin e karburantit të dyshimtë. përfundimtar që u kemi dhënë të gjitha institucioneve kompetente është dita e martë javën e ardhshme kur edhe presim që të kemi të gjitha informacionet për keqpërdorime të mundshme për import të karburantit të rrezikshëm. Ne do të informojmë publikun për të dhënat, por në qoftë se të gjitha procedurat nuk janë realizuar në përputhje me rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngëta dhe procedurat për importin e derivateve të naftës, dokumentet, siç kam njoftuar edhe më parë do t’i dorëzohen Prokurorisë Publike, tha Ministri Bekteshi. Ai informoi se të gjitha institucionet, duke filluar nga Drejtoria e Doganave dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, Ministria e Ekonomisë, Inspektorati i Mjedisit janë të detyruar të paraqesin të gjitha informatat brenda afateve të parashikuara në përputhje me konkluzionet. “Dua të theksoj se ne si Ministri e Ekonomisë, në përputhje me Ligjin e ri për Energjetikë, të gjitha rregulloret tona, veçanërisht Rregullorja për cilësinë e karburantit janë plotësisht të harmonizuara me Komisionin Evropian dhe Komunitetin e Energjisë dhe sa i përket sasisë së squfurit që duhet të përmbajë nafta e cila importohet, por edhe parametrat e tjerë që duhet të kenë lëndët djegëse në përputhje me standardin maqedonas MKS X 430. Nuk do të ketë kompromise kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit ”, theksoi Ministri. Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut Aneta Simeska Dimoska informoi se për shkak të nevojës për të përcaktuar situatën në lidhje me cilësinë e karburanteve të vendosura në treg, Inspektorati Shtetëror i Tregut duke përdorur laboratorin mobil të Byrosë së Metrologjisë filloi kontrollet e jashtëzakonshme nëpër pompat e benzinës. “Tri inspektimet e para të jashtëzakonshme janë vetëm fillimi i inspektimeve të jashtëzakonshme që do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme dhe do të jenë pjesë e prioriteteve tona, dhe do të kryhen në të gjithë vendin. Inspektimet e kryera nga inspektorët e Inspektoratit të Tregut i referohen benzinës dhe karburantit me naftë për të cilat është akredituar laboratori mobil. Këto kontrolle janë planifikuar, duke pasur parasysh se laboratori është mobil pra kontrolle do të kryhen në hyrje të vendit, në pikat kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave në mënyrë që të parandalohet hyrja e karburanteve me cilësi të papërshtatshme në vend”, tha Dimeska dhe theksoi se si institucion ata do të angazhohen plotësisht për kontrollin e cilësisë së lëndëve djegëse të lëngshme të përdorura në treg dhe qytetarët do të jenë në gjendje të konsiderojnë me besim se cilësia e karburanteve do të jetë më e larta.