Nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën e Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si institucion kompetent mbi promovimin e Shoqërisë Informatike në vendin tonë, vijon me proceset e digjitalizimit, përfshirë edhe avancimin e njohurive të faktorëve kyç në këto procese.    Në këtë aspekt, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri dhe ambasadori i Republikës së Sllovakisë – Henrik Markush, sot nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit, mbi implementimin e projektit ,,Transferimi i njohurive mbi digjitalizimin e administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor”.   Qëllimi i projektit është të transferohen përvojat reformuese të Sllovakisë dhe mbështetje për funksionimin e administratës shtetërore në sferën e digjitalizimit, në përputhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.   Bashkëpunimi do të rezultojë duke mbajtur punëtori, në të cilat do të marrin pjesë të punësuarit e administratës publike, si edhe mbajtjen e konferencës përmbyllëse. Shpenzimet do të mbulohen nga ana e së ashtuquajturës ,,Ndihma sllovake” (Slovak Aid) – Ndihma zhvillimore zyrtare e Republikës së Sllovakisë.   ,,Procesi i digjitalizimit është një prej përcaktimeve kyçe të MSHIA-së, të përfshira edhe me Reformën e Administratës Publike 2018-2022, për arsye se avancimi i njohurive të të punësuarve në administratën publike është prioritet”, theksoi ministri Shaqiri.   Sipas ministrit, Digjitalizimi i proceseve të administratës publike është me rëndësi të posaçme mbi digjitalizimin e shoqërisë në tërësi, kështu që çdo investim në promovimin e aftësive të shkathtësive dhe njohurive të administratës publike paraqet investim në avancimin e proceseve shoqërore.   Ministri Shaqiri iu falënderua ambasadorit Markush për bashkëpunimin e sukseshëm, duke theksuar se ky veprim i mirë i miqësisë nga ana e Ambasadës së Sllovakisë është me rëndësi të veçantë në aspekt të realizimit të qëllimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat i referohen përmirësimi të cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike nëpërmjet digjitalizimit të tyre.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…