Bekteshi: Parregullsitë e zbuluara nga kompanitë e naftës triko, ne vazhdojmë me kontrollin e intensifikuar të brendshëm të cilësisë së karburanteve të lëngëta

Tek tri kompani janë gjetur parregullsi në pjesën e përmbushjes së standardeve për importin e naftës dhe disa rezervuarë me karburantit tashmë janë kthyer nga ana e Drejtorisë së Doganave për mosrespektim të standardit në përputhje me Rregulloren për Cilësinë e karburanteve, informoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë gjatë paraqitjes së tij në Top Tema në Televizionin Telma. Ministri informoi se nesër është afati i fundit që institucionet kompetente të paraqesin të dhënat që posedojnë për informacionin që u publikua për importin e karburantit të dyshimtë në vend, dhe pastaj informacionet do të shqyrtohen nga Qeveria dhe do të informohet publiku dhe natyrisht nëse gjenden keqpërdorime do të informohen edhe autoritetet kompetente.Ministri informoi se gjithcka që është në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë në pjesën e Rregullores për cilësinë e karburantit, ato janë plotësisht të  harmonizuara në përputhje me direktivat evropiane.   “Në vitet e kaluara, reformat më të mëdha janë bërë në fushën e energjetikës dhe në Ligjin për Energjetikë si dhe Ligjin për Efikasitetin Energjetik. Ne kemi përmbushur detyrën tonë për të harmonizuar legjislacionin tonë, i cili është shënuar edhe në raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e vendit,” tha Ministri dhe theksoi se në fushën e legjislacionit ne kemi të gjitha standardet evropiane.   Ministri informoi se që nga dita e djeshme, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe laboratorin shtetëror mobil të Byrosë së Metrologjisë, kanë filluar kontrollet e jashtëzakonshme mbi cilësinë e karburanteve të lëngëta. “Dje, u bënë kontrolle të jashtëzakonshme në pesë kompani për karburantet që ata përdorin. Nuk mund të them emra, por janë kompanitë më të mëdha në vend, të cilat mbulojnë 80 përqind të tregut me derivate të naftës në vendin tonë,” tha Ministri Bekteshi dhe shtoi se kontrollet janë planifikuar në dhjetë kompanitë që tregtojnë produkte të naftës dhe kanë mbi 300 pika të pompave të benzinës.   “Laboratori është në funksion dhe qytetarët do të jenë të informuar për cilësinë e lëndëve djegëse të lëngshme nga pikat e karburanteve ku blejnë. Ne si Qeveri jemi të detyruar t’i lejojmë institucionet të punojnë në përputhje me nevojat e tyre, dhe ky është laboratori i pavarur mobil, i cili nuk do të jetë selektiv,” ceku Bekteshi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…