Ministri i financave: 180 milionë të reja mbështetje financiare për tejkalimin e krizës

Janë siguruar 180 milionë të reja mbështetje financiare për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga virusi korona, prej të cilave 80 milionë euro janë nga BE me qëllim për të siguruar stimul fiskal për ekonominë dhe qytetarët, kurse 100 milion euro nga EIB për kredi të lira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sot u transferua kësti i dytë me shumë prej 80 milion eurosh, nga gjithsej 160 milion euro mbështetje makro-financiare nga Bashkimi Evropian për kapërcimin e krizës së shkaktuar nga virusi korona. Poashtu sot, Parlamenti miratoi ligjin për 100 milion euro të reja nga Banka Evropiane e Investimeve për kredi të lira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat do të vendosen përmes bankave tregtare.  Sektori i korporatave ka nevojë për mbështetje për shkak të problemeve të likuiditetit dhe aftësisë paguese në kohë krizash, veçanërisht në industritë me intensitet kontakti. Mjetet e reja financiare duhet të dërgohen deri tek investitorët përmes mekanizmave të ndryshëm. Në atë mënyrë, do të arrihet një efekt pozitiv i shumëfishtë në ekonomi. “E nevojshme është të vazhdohet mbështetja e kompanive në mënyrë që ekonomia të vazhdojë të rimëkëmbet,”-tha Besimi në kolumnën e titulluar “Stimuli fiskal për rimëkëmbjen, rritjen e shpejtuar ekonomike dhe konsolidimin fiskal”. Gjatë këtij muaji duhet të nënshkruhet edhe marrëveshja financiare me EIB për vënien në funksion të këtyre 100 milion euro kredi të lira të synuara për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…