Osmani: NATO-ja është faktor i pazëvendësueshëm për sigurinë tonë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani mori pjesë në video-konferencën e takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s. “NATO-ja është faktor i pazëvendësueshëm për sigurinë tonë, gjë për të cilën është veçanërisht i rëndësishëm adaptimi i Aleancës ndaj kërcënimeve të reja në mënyrën që do ta forconte kohezionin politik, ndërsa demonstrimi i unitetit dhe solidaritet është e një rëndësie vitale për t’u ballafaquar me sfidat që rezultojnë nga ndryshimet globale të sigurisë” theksoi Osmani. Në paraqitjen e tij, ministri Osmani iu kthye edhe nevojës për përforcim të bashkëpunimit të NATO-s dhe BE-së në drejtim të ndërtimit të një rajoni të Ballkanit Perëndimor rezistent ndaj kërcënimeve të sigurisë dhe ndikimeve të jashtme, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kontekst të garantimit të karakterit të pakthyeshëm të proceseve evropiane dhe euro-atlantike. “Perspektiva e qartë evropiane dhe euro-atlantike e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë motor shtytës i vazhdueshëm për të ardhmen e rajonit”, potencoi Osmani.  Temë kryesore në takimin ministror  ishte agjenda NATO 2030, përkatësisht rrumbullakimi i negociatave në lidhje me zgjidhjet që duhet të miratohen në Samitin vijues për adaptimin e ardhshëm të Aleancës ndaj rrethimit të ri strategjik, me mesazhin se Aleanca është e bashkuar në dritën e sfidave që sot janë në rritje e sipër dhe të rivalitetit gjeopolitik dhe se mbrojtja kolektive mbetet prioritet kryesor. Përndryshe, takimi ministror i Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s  u mbajt në prag të Samitit të NATO-s i caktuar për më 14 qershor në Bruksel, e që paraqet pjesëmarrjen tonë të parë në takimin e liderëve të Aleancës në cilësinë e anëtares së plotë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…