Shaqiri: Ndërmarrim hapa të rëndësishëm drejtë digjitalizimit

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me konferencën virtuale ,,Teknologjia e Informacionit mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut – Partneriteti B2B”, nën organizim të Delegacionit të ekonomisë gjermane në vendin tonë edhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe të Komunikimit – MASIT. Ndërmarrim hapa të rëndësishëm drejtë digjitalizimit. Thellojmë bashkëpunimin. Shkëmbejmë eksperienca. Sot isha pjesë e konferencës virtuale ,,Teknologjia e Informacionit mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut – Partneriteti B2B”, nën organizim të Delegacionit të ekonomisë gjermane në vendin tonë edhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe të Komunikimit – MASIT. Në vitet e kaluara, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërmorri hapa të rëndësishëm ndaj digjitalizimit, nëpërmjet vendosjes së themeleve juridike dhe teknike. Hapi i parë ndaj digjitalizimit të qëndrueshëm është krijimi i një mjedisi të drejtë, të qëndrueshëm të digjitalizimit. Si krijues të politikave, ne jemi të vetëdijshëm se kjo mund të krijohet vetëm me dialog të përhershëm me sektorin e biznesit. Gjatë konferencës informova pjesëmarrësit edhe mbi miratimin e Planit Operativ Nacional për Internetin “broadband”, i cili është në harmonizim me standardet e BE-së, më tej për Strategjinë afatgjate të TIK-ut 2021 – 2025, e cila është në procedurë parlamentare, si dhe mbi projektin e përforcimit të e-Qeverisë. Ne, nuk ndalojmë këtu! Aktualisht, kemi disa projekte digjitale në fazë të ndërtimit. Një prej tyre është projekti mbi përforcmin e-Qeverisë, i cili për më pak se tre vite duhet të rezultojë me publikimin e më tepër se 135 shërbimeve të Portalit Kombëtar të e-shërbimeve. Bashkëpunojmë me USAID-in mbi përforcimin e sigurisë kibernetike të projektit kritik infrastrukturor. Hartojmë ligje dhe amandamente, të cilët do të mundësojnë për një periudhë të shkurtër formimin e Agjencisë së re mbi digjitalizimin e regjistrave që duhet ta orientojnë digjitalizimin horizontal në të gjitha institucionet publike.

Related posts

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …