Tani është koha e duhur për “Përtëritjen e ekosistemeve” 5 Qershori – Dita ndërkombëtare e mjedisit jetësor

Dita ndërkombëtare e mjedisit jetësor- 5 Qershori është  arsye për t’iu gëzuar mjedisit tonë të shëndetshëm, por edhe për të kujtuar se secili prej nesh ka rolin e vet për të ruajtur atë.Sot fillon Dekada e Kombeve të Bashkuara me temë: “Përtëritja e ekosistemeve”. Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor (UNEP), përtëritja e ekosistemeve dhe gjetja e zgjidhjeve natyrore mund të ndihmojë që ngrohja globale të jetë nën 2°C deri në vitin 2030, duke ju ndihmuar ekonomive dhe shoqërive të përshtaten me ndryshimet klimatike. Në të njëjtën kohë, me përtëritjen e sipërfaqeve natyrore mund të shpëtohet mbijetesa e specieve deri në 60%. Përtëritja e ekosistemeve kontribuon në përmbushjen e të gjitha 17 Qëllimeve globale të zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë edhe qëllimet për uljen e varfërisë dhe urisë.“Si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jemi duke punuar në shpalljen e zonave të reja të mbrojtura, forcimin e standardeve ekologjike dhe duke bërë përpjekje të guximshme për të zvogëluar ndryshimin e klimës. Sidoqoftë, konsideroj se na duhen përpjekje të përbashkëta jo vetëm nga qeveritë, por edhe nga kompanitë dhe qytetarët për t’u bërë brezi që do të bëjë paqe me natyrën. “Duke përdorur transportin që nuk është i dëmshëm për ajrin dhe duke shmangur paketimin për përdorim të njëhershëm, ne mund të bëhemi pjesë e zgjidhjes,” tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini me rastin e Ditës ndërkombëtare të mjedisit jetësor.Sipas të dhënave të UNEP-it, degradimi i ekosistemeve tashmë negativisht ndikon në pothuajse 3.2 bilion njerëz, ose 40% të popullsisë së botës (IPBES, 2018) dhe çdo vit bota ka humbje prej 10 milionë hektarë pyll, një sipërfaqe me madhësinë e Republikës së Koresë (FAO and UNEP, 2020). Erozioni global i tokës shkakton dëm prej 6 trilionë dollarë në vit (Sutton et al., 2016). Sot kemi 30% më pak ujë natyror të pijshëm krahasuar me vitin 1970.Nëse doni të mbështesni Dekadën e Kombeve të Bashkuara “Përtëritja e ekosistemeve”, tregoni se si kujdeseni për mjedisin jetësor dhe përdorni hashtagun #GenerationRestorationand #WorldEn EnvironmentDay.Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit https://www.decadeonrestoration.org/

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…