Me vizitën në Gjevgjeli, mbaroi edhe faza e fundit e përgatitjeve të Këshilltarëve ekonomik

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani së bashku me këshilltarët ekonomik, ishte për vizitë në Komunën e Gjevgjelisë ku rrumbullakoi turneun nëpër 14 qytete të vendit.”Jam i bindur se si politikanë doemos të sigurojmë më shumë hapsëirë për zhvillimin e biznesit, për trheqjen e investimeve të huaja, për më shumë treg për bizneset ekzistuese, më shumë vende të punës, të hyra më të mëdha dhe para së gjithash avancimin e standardit ekonomik, në kuptimin më të gjerë të fjalës”, theksoi Osmani, duke iu referuar qëllimeve dhe projeksioneve të diplomacisë ekonomike dhe rolit të Këshilltarëve ekonomik.Në kuadër të vizitës në Gjevgjeli, Osmani së bashku me Këshilltarët ekonomik realizuan konsultime të gjera me komunitetin e biznesit në qytet, si dhe me përfaqësues të Komunës të udhëhequr nga Kryetari i qytetit, Sasho Pockov.”Kishim jashtëzakonisht bisedë konstruktive, gjetëm simbiozë në mes ambicieve të diplomacisë ekonomike dhe potencialet e Komunës së Gjevgjelisë, që ka dukshëm sukses lokal në zhvillimin ekonomik me potencial të rëndësishëm që paraqet sfidë për ne, si udhëheqës të diplomacisë ekonomike”, tha Osmani.Në kuadër të aktiviteteve të sotme u realizuan vizita edhe në disa kompani të etabluara përpunuese të tëkstilit dhe prodhimit të udhqimit, ndërsa u shqyrtuan edhe potencialet turistike të vendit.Ndryshe, këshilltarët ekonomik me sukses kanë mbaruar të gjithë faza përgatitore, edhe atë përgatitjet në kuadër të Ministrisë për Punë të Jashtme, vizita dhe konsultime me të gjithë Ministritë dhe institucionet relevante, oda ekonomike dhe institucione të lidhura me ekonominë në nivel qendror, ligjerata teorike nga profesorë eminentë të ekonomisë, si dhe vizita në Komunat dhe kompanitë lokale. Në kuadër të vizitave nëpër komuna, ata i vizituan qytetet si Tetova, Gostivari, Struga, Ohri, Manastiri, Prilepi, Kavadari, Krusheva, Shtipi, Vinica, Berova, Strumica, Dojrani dhe sot, Gjevgjelia.Katër këshilltarët e parë ekonomik, si pilot projekt, do të angazhohen nëpër Ambasadat e Maqedonisë së Veriut, edhe atë, PDK – Varshavë, kompetent për vendet e grupit të Vishegradit, Konsulli Gjeneral në Mynih, kompetent për Gjermaninë dhe Austrinë, në PDK- Ankara, i angazhuar për Republikën e Turqisë, PDK – Abu Dabi, kompetent për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e Këshillit për bashkëpunim në Gjirin.Osmani paralajmëroi se në kuadër të pilot projektit, Këshilltari i ardhshëm  do të dërgohet në Sofje, Bullgari, me çka do të testohen potencialet dhe mundësitë e diplomacisë ekonomike në zhvillimin e raporteve ekonomike me fqinjët dhe rajonin.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…