Pjesë nga intervista e Ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri me portalin “Portalb”

Riorganizimi i administratës shtetërore: Pas perceptimit të fazës fillestare, janë mapuar 139 institucione, të cilët në analizat dhe të dhënat që i kam do të ulet në 105 institucione dhe kjo është një fazë fillestare, por ende riorganizimi i administratës nuk mund të bëhet pa mos e sjellë një ligj për funksionimin dhe organizimin e organeve shtetërore. Transferimi i punonjësve nga sektori publik në atë privat: Vendimet që do të sillen të mos jenë në kurriz të të punësuarve në sektorin publik, në aspektin e transferimit të obligueshëm ose të detyrueshëm sepse kjo nuk do të sjellë të mirën as në sektorin publik, e as në atë privat. Këto projekte dhe programe janë të propozuara nga Qeveria, ajo nuk ka hequr dorë nga këto, i ka në konceptin dhe strategjinë e saj, por në të njëjtën kohë, Qeveria është e kujdesshme, sepse administrata publike dhe sektori privat janë pjesë e rëndësishme, apo thënë më mirë të dy janë katalizatorë kryesorë në vendin tonë si në aspektin e ofrimit të shërbimeve dhe zhvillimeve ekonomike. Digjitalizimi i librave amë: Drejtoria për Librat Amë është institucion i rëndësishëm, është imputi kryesor, i cili na sjellë një proces më të përshpejtuar të procesit të digjitalizimit. Nga të dhënat që kam, në Drejtorinë e Librave Amë, një pjesë e tyre janë digjitalizuar, një pjesë vazhdojnë të digjitalizohen, por nuk do të thotë që kemi përfunduar të gjithë digjitalizimin e librave amë, për të marrë sa më shumë shërbime digjitale. Digjitalizimi i shërbimeve: Shumë shpejtë do të promovojmë 20 shërbime të reja plotësuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat janë të rëndësishme për caktimin ose pagesën e aplikimit për pasaportë, letërnjoftim, dokumente të humbura. Nga ana tjetër, kemi projektin IPA që është i pavarur nga këto për 137 shërbime tjera tërësisht elektronike dhe në të njëjtën kohë punojmë për bazën ligjore për të pasur një institucion ligjor për të pasur një institucion qendror, sepse tash është komunikimi për çdo procedurë digjitale që lidhet në çdo institucion, çfarë ka të bëjë me digjitalizimin të koordinohen, kontrollohet dhe menaxhohet nga Agjencia Digjitale. Portali për e-shërbime: Portali është një bazë e mirë e krijuar, ndërkaq e rëndësishme pas krijimit të tij është krijimi i Regjistrit Elektronik të Popullatës, kuptohet që ky regjistër merr të dhëna dhe analizon nëpërmjet portalit. Funksionim e portalit dhe institucioneve tjera, unë ditën e martë do të kem informacion në qeveri për funksionimin e digjitalizimit dhe shërbimeve që ofrohen në portal, për të zgjidhur problemin që ne i kemi. Nga koha që jam unë ministër, kam qenë i hapur për çdo institucion që ka pasur nevojë për shërbime publike të shfrytëzojë kapacitetin që e ka angazhuar aktualisht Ministria, me mirëmbajtjen e faqes së portalit dhe në të njëjtën kohë t’u japim mundësi që shërbimet që i kanë t’i zhvillojmë në mënyrë të përbashkët, ashtu siç i përmenda më herët MPB-në, DAP-in, Ministrinë e Ekonomisë, Drejtësisë, projektin e përbashkët që e bëjmë me Ministrinë e Jashtme për konsullata elektronike (që është bartëse MPJ-ja). Me digjitalizim, fitojnë qytetarët, fitojnë shërbime më shumë efikase, por fiton edhe ekonomia e vendit.

Related posts

BDI: Me VLEN-in në Qeveri, s’ka më punësime për shqiptarët

Paralajmërimet publike për deshqiptarizimin e shtetit po realizohen në praktikë nga kjo qeveri monoetnike në të cilën nodhen edhe  humbësit e zgjedhjeve…

BDI: Qeveria monoetnike ndërpret procedurën për tabelat dygjuhësore në autostradat e vendit

Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur.   Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes…

BDI: Paaftësia e Vlen dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO, po shkatëron të arriturat kombëtare 

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga rradhët e Vlen po i kthen…