Fillojnë projektet për rindërtimin e rrjetit ekzistues të furnizimit me ujë në komunën e Çairit

Me një vizitë në komunën e Çairit, si dhe një turne në terren të lokacionit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, shënuan fillimin e projektit për rindërtimin e rrjetit ekzistues të furnizimit me ujë për një pjesë të komunës dhe njoftuan aktivitetet e planifikuara në periudhën e ardhshme.Me këtë rast, ministri Nuredini tha: “Sigurimi i ujit të pijshëm të pastër dhe të sigurt për çdo familje konsiderohet si një domosdoshmëri e jetesës moderne. Sot së bashku me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu,  shënuam fillimin e një projekti tjetër të rëndësishëm në këtë sferë.Ka filluar rindërtimi i rrjetit ekzistues të furnizimit me ujë për rrugët Kovaçka, Rufat Burxheviç, Mesta, Sollunska, rruga 138 dhe një pjesë e rrugës Saum Cesma 1 dhe 2 në komunën e Çairit, për të cilën Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vitin 2020 siguroi fonde në vlerë prej 20 milion denarë.Me qëllim të sigurimit të ujit të pijshëm të pastër dhe të sigurt për banorët e këtij vendbanimi në Shkup, në vitin 2021 nga Buxheti i MMJPH-së janë planifikuar fonde shtesë në vlerë prej 5 milion denarë të destinuara për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve atmosferike dhe fekale për pjesën “Krahu i Strumicës 4, 5 dhe 6”.Angazhimi ynë në këtë komunë nuk mbaron këtu por edhe në periudhën e ardhëshme  do të vazhdojmë me implementimin e projekteve për furnizimin me ujë dhe mënjanimin e  ujërave të zeza. Tashmë është përgatitur një listë indikative e projekteve të mundëshme për të cilat kanë filluar negociatat me Bankën Evropiane të Investimeve për sigurimin e kredisë në vlerë prej 50 milionë euro”.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…