Nuredini: Rregullimi ligjor cilësor me standardet evropiane dhe zbatueshmëria kombëtare çelësi për një mjedis të shëndetshëm dhe të ruajtur

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mori pjesë në konferencën “Energjia, Ekonomia dhe Mjedisi JetësOr “, e cila u mbajt në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në fjalimin e tij për temën “Legjislacioni në mjedisin jetësor ” Nuredini theksoi se në kuadër të procesit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, një nga parakushtet kryesore për arritjen e statusit të një anëtari të plotë të BE-së është harmonizimi i legjislacionit kombëtar me të drejtën e BE-së dhe sigurimin e zbatimit të plotë të tij.Në drejtim për të përmbushur përcaktimet strategjike dhe të “Agjendës Evropa në Shtëpi” e miratuar nga Qeveria e RMV-së si një plan i aktiviteteve që do të ndërmerren në kapitujt e përzgjedhur për negociata dhe reforma të aktiviteteve, në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimit klimatik, Nuredini rishikoi kornizën e përgjithshme ligjore për mjedisin jetësor, duke treguar se po bëhen përpjekje të mëdha për të hartuar dhe miratuar ligje cilësore të cilët jo vetëm që bazohen në standardet evropiane, por janë gjithashtu nacionalisht të zbatueshme. Nuredini foli për procesin e vazhdueshëm të miratimit të një pakete me gjashtë ligje të reja për menaxhimin me mbeturinat që janë në procesin e miratimit nga parlamenti, të përgatitur me qëllim që të përputhen me direktivat e reja të BE-së për mbeturinat, por të cilët gjithashtu i definojnë qëllimet kombëtare për rrjedhat kryesore të mbeturinave dhe përmbushjen e tyre, si dhe për parimet e ekonomisë rrethore si një sistem ekonomik, social dhe mjedisor që synon eliminimin e mbeturinave dhe përdorimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të burimeve. Harmonizimi me direktivat evropiane parashikohet edhe në Ligjin e ri për Natyrën, i cili do të transpozojë plotësisht kërkesat e Direktivës së Habitateve dhe Direktivës së Zogjve dhe miratimi i të cilave pritet deri në fund të vitit 2021. Pastaj foli edhe për Ligjin e ajrit ambiental dhe ndryshimet e parashikuara prej tij, shpalljen e zonave të mbrojtura në vend në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës dhe veçanërisht  për Projektligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për park kombëtar gjë që po ndodh për herë të parë që nga pavarësia e shtetit. Në paketën e ligjeve të reja, ai shpjegoi Projektligjet për Mjedisin Jetësor, Inspektimin e Mjedisit, Emetimet Industriale dhe vuri në dukje rëndësinë e Ligjit për Veprimin Klimatik dhe Strategjinë afatgjatë për veprimin klimatik.-          Veprimi mjedisor dhe klimatik ka paraqitur sfida të rëndësishme për të gjithë, duke përfshirë politikanët, bizneset, arsimin, shkencën dhe qytetarët në përgjithësi, dhe ne nuk mund të përmirësohemi nëse menjëherë nuk fillojmë të shndërrojmë komunitetet tona në ato klimatike-neutrale, duke bërë që qëndrueshmëria mjedisore, ekonomike dhe sociale të shkojnë dorë pas dore,” tha Nuredini.       Në konferencë fjalime kishin edhe dekanja e fakultetit prof.dr Hurie Abazi-Alili, rektori akad. prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti, këshilltari politik dhe ekonomik i Ambasadës Amerikane Andrew Moffat dhe këshilltarja shtetërore për ndryshime klimatike në MMJPH, Teodora Obradoviq Grnçarovska. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…