Zv/kryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore, Lupço Nikollovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencë për media njoftuan në lidhje me gjetjet e analizave gjithëpërfshirëse të bëra nga institucionet shtetërore mbi importin e mazutit. Siç informoi Zëvendës kryeministri Nikollovski, janë identifikuar parregullsi në disa prej kompanive të importit. Janë lëshuar vendime për ndalimin e punës, ndalimin e qarkullimit të karburantit dhe kërkesat për revokimin e licencave janë dorëzuar. Shtatë nga kompanitë u gjobitën me një total prej 55,510 euro. “Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit kërkon angazhim, vendosmëri dhe përgjegjësi të plotë, ky është prioritet I yni kryesor dhe nuk ka asnjë kompromis. Qytetarët kanë të drejtë për mjedis të shëndetshëm, dhe detyrimi ynë është të sigurojmë kushte për ushtrimin e kësaj të drejte. Prandaj, Qeveria po vepron me kujdes jo vetëm për këtë informacion, por për gjithçka që përbën mosrespektim të ligjeve dhe rrezikim të shëndetit publik,” tha Nikollovski. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se një mjedis i shëndetshëm, siguria dhe shëndeti i qytetarëve janë përparësitë më të larta të kësaj qeverie dhe këto çështje janë trajtuar gjithmonë me shumë kujdes. “Në tri javët e kaluara së bashku me zëvendëskryeministrin Nikollovski dhe me Drejtorinë Doganore, Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor dhe Byronë për Metrologji kemi punuar intensivisht për të përcaktuar se cilat dhe çfarë lëshimesh janë bërë gjatë importit të mazutit dhe si ne si Qeveri, por edhe si Ministri e Ekonomisë do të veprojmë në periudhën e ardhshme në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet kur bëhet fjalë për import të derivateve të naftës.Cilësia e derivateve të naftës që i përdorin qytetarët, por edhe kapacitetet industriale duhet të jenë patjetër në përputhje me standardet më të larta për siguri të produkteve” – tha ministri Bekteshi, i cili shtoi se Qeveria angazhohet për agjendë të gjelbër, agjendë kjo që sjellë jetë më cilësore të qytetarëve në vendin tonë. Analizat siç informoi Bekeshi dëshhmojnë si vijon: “Te kompania Blue teknology është konstatuar se shitet mazut PPD, i cili si produkt nuk është deklaruar në Rregulloren për cilësi të lëndëve të lëngshme, për këtë arsye Inspektorati Shtetëror i Tregut ka shqiptuar vendim për ndalesë të përkohshme dhe lëshim në shitje të produktit. Te subjekti juridik SANS AD Shtip është konstatuar prodhim i mazutit nga gomat mbeturinë, për të cilat Inspektorati i Mjedisit Jetësor ka konstatuar se nuk i plotëson standardet për cilësi. Është shqiptuar ndalesë për punë dhe kërkesë për marrjen e lejes së integruar B.” “ISHT” për këto dy kompani ka paraqitur një letër deri te Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit për fillimin e një procedure për heqjen e licencës, për shkak të prodhimit të një produkti që ata e deklarojnë si mazut dhe nuk përputhet me parametrat e mazutit, i cili është në kundërshtim me Rregulloren për cilësinë e karburantit të lëngët-tha Bekteshi. Më tej, sipas analizës, tek kompania “Eurotim” janë gjetur devijime nga vlerat kufitare e vajit djegës, të cilat kjo kompani i importon. Konkretisht, parametrat e cilësisë së naftës nuk korrespondojnë në përputhje me rregulloren. Me kërkesë të Inspektoratit të Tregut, dy cisternat nga të cilat u morën mostrat janë kthyer tek furnizuesi. Për më tepër, Inspektorati I Tregut ka marrë një mostër nga depoja e ndërmarrjes “Eurotim”, për të cilën analizat do të jenë gati sot. mazutit. Në pesë cisterna me mazut të ndërmarrjes “Super Trade”, u përcaktua një devijim nga parametrat në përputhje me Rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngëta, në pjesën e përqindjes më të lartë të ujit sesa lejohet. Pesë rezervuarët e këtij importuesi janë kthyer tek furnizuesi. Për më tepër, pas disa ditësh, u krye një inspektim tjetër në këtë kompani, ku u morën tre mostra dhe u përcaktua që mostrat e marra ishin në përputhje me Rregulloren. “Gjobë në shumën totale prej 55,510 euro iu shqiptua 7 kompanive. Ose konkretisht: “RKM DOOEL” për mungesë rezervash dhe për kontabilitet jo korrekt. “Super Trade” edhe për mungesën e stoqeve në rezervuarë, gjë që do ta përsëris është një detyrim ligjor. “Eurotim”, për shkak të mungesës së arezervave, dhe për të kujtuar e njëjta kompani ka ndalim të shitjes së karburantit, për shkak të lëshimeve në cilësi. “Pertinax-Shkup”, nuk ka rezerva të mazutit. “Li-oil DB Kavadarci”, nuk ka rezerva të mazutit. “Blue Technology”, për regjistrime joadekuate të kontabilitetit, dhe kjo kompani, siç thashë më lartë, ka gjithashtu edhe ndalesë të përkohshme të punës. “Ka-Oil Energy Kavadar nuk ka rezerva dhe është përcaktuar nga Komisioni Rregullator i Energjisë se kompania tregtonte mazut pa licencë,” delaroi Bekteshi. Gjatë kontrollit të brendshëm të kryer nga Drejtoria e Doganave, u përcaktua se në një kompani, që është “RKM DOOEL”, produkti i deklaruar nuk përputhet me tarifën doganore nën të cilën importohet. Kjo do të thotë që një produkt ishte shënuar në faturë dhe një produkt tjetër ishte importuar. Drejtoria eDoganave bëri një rishpërndarje në kodin e saktë tarifor, dhe nga kompania “RKM” është mbledhur borxh doganor, detyrimet shtesë dhe kundërvajtjet në vlerë prej mbi 24 mijë euro. Në të gjitha kompanitë e tjera të kontrolluara, produkti i deklaruar përputhet me derivatin e importuar. “Jemi të vendosur të shmangim manipulimet e mundshme me cilësinë e karburanteve të përdorura në vend përmes kontrolleve të intensifikuara,” shtoi Ministri Bekteshi.