Osmani në video takim me Komisarin e lartë për pakica nacionale në OSBE, Kairat Abdrakhamanov

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi video takim me Komisarin e lartë për pakica nacionale në OSBE, Kairat Abdrakhamanov. “E vlerësojmë lartë bashkëpunimin me Zyrën e BKHM të OSBE-së për çka dua të riafirmoj gatishmërinë e Qeverisë edhe më tutje të vazhdojmë me më shumë intensitet me këtë bashkëpunim, veçanërisht gjatë kohës së kryesimit tonë të ardhshëm me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në vitin 2023. Gjithashtu, ishin shkëmbyer mendime në lidhje me aktivitetet e OSBE-së, sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Organizata në sferat të cilat i mbulon Komisari i lartë, si dhe për modalitetet për ballafaqim më efikas me këto sfida. Osmani e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që zyra e BKHM-së ua jep institucioneve tona në drejtim të mbështetjes së vazhdueshme për inkulizivitet më të madh dhe përmirësim të statusit të përgjithshëm të përfaqësuesve të komunitetit turk, romë, serbë, vllehë, boshnjakë, si dhe komunitetet tjera më të vogla në vend. “Shkëmbyem mendime për bashkëpunim dhe përkrahje në përgatitjen dhe zbatimin e politikave qeveritare me të cilat sigurohet instrumentet e përgjithshme për ndërtimin e të ardhmes bashkëkohore dhe të parashikueshme, e cila i promovon vlerat themelore të diversitetit, inkluzivitetit, respektimin e të drejtave të njeriut, mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë, sundimin e së drejtës, demokracinë dhe kulturën e paqes dhe dialogut”, potencoi Osmani.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…