Shaqiri: Jemi të përkushtuar plotësisht në procesin e digjitalizimit, ndërtimi i rrjetit nacional optik të transportit është prioritet për ne

– Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me procesin e digjitalizimit ndërtimi i rrjetit nacional optik të transportit si prioritet. Në seancën e fundit qeveritare kaloi Informacioni mbi aplikimin në WBIF – Western Balkans Investment Framework (Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor) për asistencë teknike për përgatitjen e një studimi të fizibilitetit për ndërtimin dhe zhvillimin e rrjetit nacional optik të transportit. Instrumenti Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor (WBIF – Western Balkans Investment Framework) është inciativë e përbashkët e Komisionit Europian. Me këtë iniciativë tentohet të bashkohen fondet mes Komisionit Europian, donatorëve të ndryshëm dhe Institucioneve ndërkombëtare financiare, në drejtim të mbështetjes së përbashkët për financimin e projekteve më prioritare në vendet e Ballkanit Perëndimor. Realizimi i këtij projekti përkthehet në internet më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset.Pas kalimit të kësaj pike në Qeveri, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike të Radiodifuzionit dhe Agjencinë për komunikime elektronike si institucione kompetente, do intensifikojnë bashkëpunimin në mënyrë që të përshpejtohet koha e realizimit të këtij projekti.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…