Agjenda e gjelbër, Grubi, Shaqiri dhe Merko rrënojnë platformat mbi liqe në Strugë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi bashkë me ministrin eShoqërisë informatike dhe administratës, z. Jeton Shaqiri dhe kryetarine komunës së Strugës Ramiz Merko sot filluan rrënimin e të gjitha 6platformave ekzistuese të vendosura buzë bregut të liqenit në Strugë.Grubi me këtë rast ka thënë se gëzon fakti që aksioni për largimin ekëtyre platformave po bëhet përmes dialogut konstruktiv midisautoriteteve komunale dhe komunitetit të biznesit.Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë këtij aksioni ka thënë seagjenda e gjelbër tashmë është vënë në aksion dhe nuk do të ndalet mekaq. Përmes kësaj agjende fitojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisësë Veriut, pavarësisht se ku jetojnë ata pasi që e njëjta kontribuon përnjë jetë më të mirë dhe më cilësore.Grubi gjithashtu ka thënë se këtë iniciativë të qytetit të Strugës dhekryetarit Ramiz Merko përveç struganëve e mirëpresin edhe të gjithëqytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Kryetari i Strugës, z. Ramiz Merko me këtë rast ka thënë se kjo ështëvetëm fillimi dhe që agjenda e gjelbër nuk do të ndalet.Merko ka informuar se zhvillimi i qytetit të Strugës dhe zhvillimi iturizmit është dhe do të mbetet prioritet i administratës së tij poredhe i vetë qytetarëve të Strugës.Merko ka informuar zëvendëskryeministrin e parë Grubi dhe ministrin eShoqërisë informatike dhe administratës Shaqiri se 6 platfomat që sot porrënohen nuk janë ndërtime të egra por që pronarët strugan dëshirojnë tësolidarizohen me pronarët e koncesioneve të qytetit të Ohrit pasi që nukduan që Struga të ngelet “dele e zezë” dhe me këtë të rritë mundësitë qëOhri të humb statusin qytet i mbrojtur nga UNESKO.Kryetari i Strugës, z. Ramiz Merko gjithashtu ka informuar Grubin dheShaqirin se ai dhe ekipi i tij vazhdimisht punojnë për mbrojtjen ebiodiversitetit të liqenit të Ohrit duke dhënë si shembull rritjen esasisë së kallamit nga 10 në 200 hektar gjatë 4 viteve të fundit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…