Osmani në Samitin e liderëve të NATO-s: Ditë e rëndësishme për Aleancën, me vendime të rëndësishme dhe ambicioze

Në fillim të Samitit të liderëve të NATO-s të vendeve anëtare të Aleancës, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në deklaratën e tij për media prezantoi pritjet nga Samiti, në të cilin duhet të sillen vendime ambicioze dhe të konfirmohet përkushtimi i Aleancës në lidhjet transatlantike. Osmani foli edhe për pritjet për temën kryesore, iniciativa “NATO 2030” qëllimi i së cilës është përgatitja e Aleancës për dekadën e ardhshme. “Sot me të vërtetë është ditë e rëndësishme, jo vetëm për ne por edhe për të gjithë Aleancën. Pas konsultimeve të vështira dhe disa takimeve përgatitore ministrore në të cilat unë personalisht mora pjesë, sot në selinë e Aleancës në Bruksel, u mbajt samiti i NATO-s me të cilin do të rrumbullakohen drejtimet kryesore për iniciativën  NATO 2030. Në tryezë sot është agjendë ambicioze transatlantike e cila duhet të sigurojë rol më të madh të aleancës në krijimin e sigurisë afatgjate, por edhe sinergji më të madhe, integrim më të madh të vet vendeve-anëtare kur bëhet fjalë për siguri të përbashkët”, theksoi Osmani. Në deklaratën e tij, Minstri Osmani theksoi rëndësinë që Aleanca e jep në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe aktiviteteve të mëtejshme të ndërmarra për menaxhim me këto sfida bashkëkohore dhe shprehu mbështetjen për partneritet transatlantik si gurthemel i sigurisë sonë kolektive. “Partneriteti transatlantik mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive. Sot do t’i përcaktojmë drejtimet për rolin e Aleancës në kërcënimet aktuale dhe çështjet e sigurisë; por përkundër problemeve të ndezura, do të definohen edhe drejtimet për ballafaqimin  e sfidave të reja moderne, siç janë sfidat hibride. Njëherazi, do të vendosen marrëdhënie për bashkëpunim më të thellë të aleatëve në forcimin e rezistencës, mbajtjes së përparësive në zhvillimin teknologjik dhe bashkëpunimin më të afërt më partnerët”, theksoi Osmani. Në deklaratë, Osmani foli edhe për përcaktimin tonë si vend kandidat për anëtarësim në BE, si dhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit strategjik ndërmjet NATO-s dhe BE-së. “Rrumbullakimi i Bashkimit Evropian me integrimin e Ballkanit Perëndimor paraqet investim gjeostrategjik për gjithë kontinentin. Kontributi ynë në këtë partneritet është i qartë-  dhe në këtë samit ne do ta konfirmojmë përcaktimin tonë- ne jemi NATO!”, përfundoi Osmani.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…