Digjitalizimi i shërbimeve publike, proces i rëndësishëm dhe i pandalshëm

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me Digjitalizimin e shërbimeve publike si proces i rëndësishëm dhe i pandalshëm. Ministria për shoqëri informatike dhe administratë është e përkushtuar në digjitalizimin e shërbimeve publike të saj dhe shërbimet e të gjitha institucioneve të vendit, duke përfshirë këtu edhe pushtetin lokal.I bëjmë thirrje të gjitha Komunave në vend që të përfshihen në këtë proces të rëndësishëm të digjitalizimit të shërbimeve publike.E gjithë kjo përpjekje bëhet për të rritur cilësinë e shërbimeve në sektorin publik dhe për të kursyer kohën e qytetarëve.Ministria për shoqëri informatike dhe administratë është e gatshme të ndihmojë dhe do të vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për secilin institucion të përfshirë në këtë proces.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…