Bekteshi-Kaçka: Produktet maqedonase do të eksportohen pa doganë në Ukrainë, dakordohen mundësi të reja për liberalizim më të madh tregtar midis dy vendeve

Në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, me propozime shumë konstruktive nga të dyja palët, të cilat pasqyrojnë dëshirën e ndërsjellë për të përforcuar dhe thelluar bashkëpunimin dypalësh ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Ukrainës, përfundoi seanca e tretë e komisionit ndërqeveritar sipas Mrrëveshjes së Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj ukrainase për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, bashkëkryesuar nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Zëvendës Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Bujqësisë të Ukrainës Taras Kaçka si nikoqir. Duke shprehur kënaqësinë që pas 12 vitesh nga mbajtja e seancës së dytë të këtij komisioni ndërqeveritar, Ministri Bekteshi tha: “Miqësia tradicionale midis dy vendeve është një parakusht dhe një bazë e qëndrueshme për bashkëpunim për të vazhduar me një trend pozitiv në periudhën e ardhshme në të gjitha fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në planin ekonomik. Në dy vitet e fundit, konkretisht para periudhës së pandemisë, arritëm t’u siguronim qytetarëve të të dy vendeve një regjim pa viza për qëndrim afatshkurtër prej 90 ditësh, fluturim direkt Kiev-Shkup dhe anasjelltas, si dhe binjakëzim të shtatë komunave nga Maqedonia e Veriut dhe Ukraina. Kjo intensifikon bashkëpunimin e përgjithshëm, duke lehtësuar lidhjet e biznesit dhe kontaktet midis dy vendeve, si dhe zhvillimin e turizmit. Të dy vendet kanë prioritetet e njëjta, dhe ato janë strukturat Euro-Atlantike, dhe çdo lloj mbështetje e ndërsjellë në rrugën e anëtarësimit në organizatat Euro-Atlantike është e mirëseardhur. Kjo konfirmohet edhe nga Plani për konsultime politike që të dy Ministritë e Punëve të Jashtme nënshkruan para pandemisë. Këtë vit, të dy vendet,në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, arritën të dakordohen mbi një liberalizim të ri sipas Marrëveshjes për Tregti të Lirë. Shpresoj që liberalizimi të nënshkruhet së shpejti, sepse është një nxitje e konsiderueshme për kompanitë që të mund të eksportojnë një numër të madh të prodhimeve të prodhuara në vend, pa taksa ose me doganë të ulët.” Ministri informoi se Maqedonia e Veriut tashmë ka filluar një fushatë promovuese për potencialin e eksportit të produkteve maqedonase dhe se Ukraina është një treg i madh për verën dhe produktet bujqësore maqedonase, dhe në këtë drejtim propozoi mundësinë për promovim, pjesëmarrje në panaire dhe forume biznesi. “Kemi aktivizuar marrëdhëniet tregtare duke ndryshuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në mënyrë që të mundësojmë një nivel të lartë të liberalizimit të tregtisë dhe lehtësimit të tregtisë, pas detyrimeve të të dyja vendeve lidhur me anëtarësimin e plotë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Me liberalizimin e ri për të cilin kemi rënë dakord për sektorin agro-ushqimor, ne u japim mundësinë produkteve tona të fitojnë avantazh konkurrues sepse ato do të eksportohen pa doganë ose me tarifë doganore të reduktuar. Gjëja më e rëndësishme është që kuotat që kanë qenë në fuqi që nga përfundimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në 2001 janë hequr, pasi ato kanë treguar një përdorim të ulët çdo vit, tani është e mundur të eksportohen, të tilla si çokollata, vera, produkte primare bujqësore për të dy palët pa kuota dhe pa dogana “tha Ministri Bekteshi. Zëvendësministri Kaçka prezantoi treguesit makroekonomikë të vendit si dhe të dhënat ekonomike dhe tregtare midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Ai theksoi se vëllimi i tregtisë ndikohet fuqimisht nga pandemia dhe ekonomia globale. Sipas statistikave, tregtia bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës në vitin 2020 është ulur me 35% dhe arriti në një total prej 99.8 milion euro krahasuar me vitin 2019 kur arriti në 135.8 milion euro, ndërsa në katër muajt e parë të vitit 2021 arriti në 51 milion euro . Në fund të takimeve një-ditore të punës, në të cilën ekspertët nga të dy vendet ranë dakord mbi propozimet konkrete për arritjen e qëllimeve të ardhshme dhe gjetjen e zgjidhjeve për të përmirësuar kushtet për bashkëpunim ekonomik, u nënshkrua një Protokoll që përcakton mundësi të reja për bashkëpunim të ardhshëm ekonomik. “Vlerësoj që angazhimi ynë si bashkëkryesues është të mbështesim propozimet e tyre dhe të punojmë së bashku për t’i arritur ato deri në Seancën e katërt. Më vjen mirë që janë dakorduar gjëra konkrete. Është dakorduar që të përgatitet dhe nënshkruhet një program pune për lëvizshmërinë e shkencëtarëve, profesorëve, bursistëve, etj. midis ministrive të arsimit nga të dyja palët, sot u nënshkruan dy marrëveshje: njëra për bashkëpunim në fushën e rinisë dhe sporteve, e dyta në fushën e karantinës dhe mbrojtjes së bimëve, pastaj shprehën interesin për lidhjen e një marrëveshjeje apo memorandumi në fushën e standardizimit, metrologjisë dhe akreditimit, për të thelluar bashkëpunimin në turizëm, transport, energjetikë të cilat janë mundësi të shkëlqyera për bashkëpunim ” ceku Ministri Bekteshi. Pas nënshkrimit të Protokollit të Komisionit Ndërqeveritar nga Ministri Bekteshi dhe Zëvendës Ministri Kaçka, u nënshkrua një Marrëveshje për Rini dhe Sporte mes Agjencisë për Rini dhe Sporte të Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Rini dhe Sporte të Ukrainës, dhe një Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e karantinës dhe mbrojtjes së bimëve. Marrëveshja midis qeverisë maqedonase dhe qeverisë ukrainase mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik është nënshkruar në vitin 1998.  

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…