Shaqiri: Reforma në administratën shtetërore është element kyç drejtë anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian

U prezantua Raporti i tretë vjetor për implementim të Planit aksional të Strategjisë së reformës në administratën shtetërore për vitin 2020 i organizuat nga MSHIA dhe në të njëtën kohë u zhvillua debat i hapur në lidhje me eventin e njëjtë. Ministri Jeton Shaqiri hapi takimin me këto fjalë: “Së pari, dua të theksoj se Reforma në administratën shtetërore është një proces i udhëhequr nga MSHIA, por për zbatimin e suksesshëm të tij kërkohet angazhim nga të gjitha palët e përfshira”. Në debatin e hapur morën pjesë përfaqësues nga të gjitha ministritë, institucionet publike, organizatat joqeveritare, sindikatat dhe më gjërë. “Angazhimi themelor i partneritetit tonë me të gjitha palët e interesit buron nga nevoja për të mundësuar pjesëmarrje thelbësore dhe strukturore të shoqërisë civile në reformat kryesore sektoriale, si pjesë e procesit të pranimit në BE, duke pasur parasysh që reforma në administratën publike është elementi kryesor për anëtarësimin e vendit në BE” theksoi gjatë fjalimit të tij, ministri Shaqiri. Ministri Jeton Shaqiri tha: “Në kontekstin e krijimit të një administrate publike efikase, moderne dhe të orientuar drejt shërbimit, detyra e MSHIA-së është të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për komunikim të pandërprerë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe zhvillimin e shoqërisë civile, në të cilën krijimi i politikave në një mënyrë gjithëpërfshirëse – duke respektuar pikëpamjet e qytetarëve dhe në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile në reformat kryesore sektoriale – do të konsiderohet një standard, jo një lëshim”. “Në fund të eventit, falenderova të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë dhe shfrytëzova mundësinë për të inkurajuar të gjithë sektorin joqeveritar që të përdorë të gjithë mekanizmat konsultativ që i disponon për konsulta dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e pushtetit ekzekutiv, komunitetin e donatorëve dhe palet e tjera të interesit, në mënyrë që do të ndikojë dhe kontribuojë në promovimin e reformave sektoriale dhe në rritjen e potencialit të shoqërisë tonë në tërësi” mbylli fjalimin e tij ministri Shaqiri.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…