Osmani në takim me Çavushogllu në margjinat e takimit të PBEJL

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushogllu, në margjinat e takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme, pjesëmarrës në Procesin për Bashkëpunim të Evropës Juglindore, që mbahet në Antalia, Turqi. Ministrat arritën në përfundim se që të dy vendet kultivojnë miqësi të gjatë dhe të ngushtë, pa ndonjë çështje të hapur, ndërsa si aleatë të NATO-s, janë të lidhura me të njëjtat  vlera e në aspektin paqes dhe stabilitetit në rajon, përmes marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal. Në takim, kujdes i veçantë iu kushtua bashkëpunimit jashtëzakonisht të mirë ekonomik ndërmjet dy vendeve, me çka Ministrat u angazhuan në aktivitete që do të kontribuojnë drejt thellimit të lidhjeve të biznesit dhe tregtisë. Turqia si një nga investitorët më të mëdhenj në vend, është me interes të veçantë për ne, dhe në këtë kontekst, Osmani e informoi Çavushogllun për vendimin për të dërguar këshilltar ekonomik, i cili në kuadër të Ambasadës sonë në Ankara, do të punojë veçanërisht në avancimin e bashkëpunimit ekonomik. Shefat e të dy diplomacive biseduan edhe për bashkëpunimin në fushat e arsimit, mbrojtjes, kulturës, turizmit, por edhe për luftën kundër terrorizmit dhe formave të ekstremizmit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…