Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoev në Antalia

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim të ri me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Svetlan Stoev, në margjinat e Samitit dhe Forumit të Antalias, Turqi.Në takim edhe një herë u hapën modalitetet dhe mënyrat për kapërcimin e dallimeve të cilat sollën deri te bllokimi nga ana e Bullgarisë, për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Ministrat i riafirmuan përpjekjet për intensifikim të komunikimit në të gjithë nivelet, me qëllim kapërcimin e dallimeve dhe mundësimin e fillimit formal të negociatave për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian, që është qëllim i përbashkët. “Seriozisht mbetemi të përkushtuar në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për ngecjen, që do të mundësojë mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në”, theksoi Osmani pas takimit. Takimi Osmani- Stoev është i dyti, brenda dy ditëve, midis së cilave u mbajt edhe vizitë dhe takime bilaterale e delegacionit qeveritar nga Maqedonia e Veriut në Sofje, ku ishte edhe Ministri Osmani me krerët e lartë politik dhe shtetëror të Bullgarisë.

Related posts

Ahmeti pret Elisa Spiropalin: Europa do të na bashkojë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Elisa Spiropali sot në Shkup. …

Manipulimi i zbuluar: Shqiptarët nuk do të jenë vegla të skenarëve të të tjerëve!

Pas zbulimit të turpshëm të djeshëm, ku deklaratat e disa partive shqiptare dolën se janë shkruar në selitë e partive maqedonase dhe…

SKANDAL: Komunikatat e Vlen-it kundër BDI-së i shkruan VMRO-DPMNE

Sot, servilët politik shqiptarë, të cilat kanë hyrë në qeveri përmes mbështetjes së partive maqedonase, kanë lëshuar një deklaratë të pabazuar kundër…