Inaugurimi i projektit për ndërtimin dhe rekonstrukcionin e sistemit për furnizimin me ujë në vendbanimin Kamjan

Ministri Nuredini së bashku me Zëvendës Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi dhe Kryetarin e Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili vizituan punimet për ndërtimin dhe rekonstrukcionin e sistemit të furnizimit me ujë në fshatin Kamjan, projekt i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Përveç kësaj, Nuredini njoftoi se së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve, për të cilin janë siguruar fonde nga Buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2021. Me këto dy projekte edhe një tjetër vendbanim në komunën e Bogovinës do e fitojë rrjetin bazë të infrastrukturës.  Ministri Nuredini theksoi se bashkëpunimi i qeverisë qendrore dhe lokale është i domosdoshëm për realizimin e suksesshëm të projekteve të tilla thelbësore dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar në muajt e ardhshëm në komuna të tjera, sepse uji i pastër i pijshëm dhe asgjësimi i ujërave të zeza komunale janë thelbësore për një jetë cilësore dhe për ruajtjen të mjedisit.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…