Ministri Shaqiri: Jemi gjithkund ku flitet për digjitalizimin

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, merr pjesë në eventin, Sistemi global për komunikime mobile (GSMA),  organizuar Mobile World Capital Barcelona.   Temat kryesore të këtij eventi janë: ·       Konektiviteti ·       Teknologjia kreative ·       Shoqëria e së ardhmes ·       Startup inovacionet ·       Industria e konektuar ·       Inteligjenca artificiale ·       Siguria e rrjeteve GSMA MWC Barcelona është një event shumë i madh, ku marrin pjesë përfaqësues të shumë ministrive nga shtete të ndryshme të Europës dhe kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme që operojnë në industrinë e komunikimeve elektronike.   Gjatë kësaj vizite, ministri Shaqiri do të zhvillojë takime të shumta bilaterale dhe me përfaqësues të kompanive më të mëdha në industrinë e komunikimeve elektronike.   Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i eksperiencave, në mënyrë që procesi i digjitalizimit të administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut të përshpejtohet akoma më tepër. Përeç shkurtimit të kohës, synojmë që të rrisim edhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore.    

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…