Shaqiri nga Barcelona: Do t’i bëj thirrje të gjithë aktorëve të botës së IT-së për ta parë RMV-në si një shans të mirë për implementimin e zgjidhjeve inovative në interes të qytetarëve

    ,,Të nderuar qytetarë, Prej – 28 Qershor deri në 1 Korrik jam pjesëmarrës në evenimentin më të rëndësishëm të komunikimeve mobile Mobile World Congress, këtu në Barcelonë. Në këtë eveniment po marrin pjesë kryesisht prodhuesit e pajisjeve, ofruesit e pajisjeve të rrjeteve, përfaqësuesit e operatorëve pa tela, përfaqësuesit qeveritarë dhe delegacionet, si dhe mes tjerëve edhe mediat. Ky eveniment është një shans i shkëlqyer, jo vetëm për ta përfaqësuar vendin tonë para partnerëve me projekte konkuruese dhe aktivitete, të cilat i ndërmorrëm në aspekt të digjitalizimit, përmirësimit të lidhjeve, përmirësimit të aftësive digjitale të qytetarëve, por edhe vendosjes së partneriteteve të reja, iniciativave dhe thirrjes ndaj faktorëve më të rëndësishëm të industrisë në suaza botërore që ta shikojnë RMV-në si një shans të mirë për implementimin e zgjidhjeve inovative në interes të qytetarëve.   Insistoj, që me vendosjen e “free” roamingut me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të shfrytëzohet momenti i projektveve të reja nacionale dhe rajonale, si dhe bashkëpunimi që Republika e Maqedonisë së Veriut të arrijë në hap me vendet e Evropës Perëndimore në pjesën e rrjeteve më të mira të Internetit, shërbimeve më të lira, pranisë më në numër të korporatave dhe bizneseve, çka do të thotë vende të reja pune dhe shërbime më të mira, veçanërisht për institucionet shtetërore. Dje, realizova disa takime bilaterale me përfaqësues dhe kolegë ministra të vendeve të ndryshme, të cilët kryesojnë në Evropë me shkallën e digjitalizimit dhe komunikimeve elektronike, me përfaqësues të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve – ITU (aj-ti-ju), Përfaqësues të GSMA-së (xhi-es-em-ej), prodhues, partnerë, siç është Dojçe Telekom, etj. Ndërsa, sot, si dhe në ditët në vijim përsëri do të kem disa takime ku të interesuarve u bëj prezantimin e mundësive të bashkëpunimit dhe nevojat e vendit tonë, përkatësisht situatën e tanishme dhe Programin Qeveritar ndaj digjitalizimit, veçanërisht që tani është edhe pjesë e Stategjisë Nacionale të TIK-ut, e cila është edhe në procedurë të miratimit.   Disa prej atyre temave të trajtuara janë 5G infrastruktura, partneritetet e telekomunikimeve të gjeneratës së ardhshme, inteligjenca artificilae në funksion të përvojave më të mira të përdoruesve, shëndetësia digjitale, blockchain, Internet of thing, etj. E gjithë kjo nënkupton se qytetarëve do t’u ofrohen një numër i konsiderueshëm i shërbime më të mira, më të lira për të gjithë ose kosto më të lira prej operatorëve, zgjidhje të reja digjitale dhe shërbime prej në distancë (prej në shtëpi) dhe patjetër që shteti do të ketë ketë benefite ekonomike dhe standard më të lartë për qytetarët.   Situata e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 dhe rreziqet e sigurisë, të cilat i bart koha e tashme janë sfida, të cilat duhet të trajtohen me seriozitet, profesionalizëm dhe me prioritet shumë të lartë. Hapësisra e sigurisë është sfera ku duhet të zhvillohen “betejat më të forta” në periudhën që pason dhe ne si shtet Evropian duhet të sillemi me përgjegjësi, duke pasur parasysh interesin nacional, sigurinë e qytetarëve dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, porositi ministri Shaqiri.    

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…