Shaqiri u takua me Dominique Leroy, anëtare e bordit të Deutsche Telekom

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje takimin me Dominique Leroy, anëtare e bordit të Deutsche Telekom.  🤝Përgjatë qëndrimit në Barcelonë, bashkë me drejtorin e Agjencisë për komunikime elektronike, Jeton Akiki, zhvilluam takim me Dominique Leroy, anëtare e bordit të Deutsche Telekom.✅Diskutuam për çështje të interesit të përbashket mes MSHIA-së dhe Telekomit, sherbime dhe projekteve të reja të Telekomit për qytetarët tanë dhe projekteve të planifikuara për investime të reja, përmiresimi i infrastrukturës së komunikikit digjital, teknologjitë e reja si 5G, SmartCity, zgjidhje për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe ekosistemit digjital si tërësi, si dhe ndihmën e mundshme që Telekomi do ta marrë nga institucionet publike me qëllim të realizimit të këtyre projekteve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…