37 vjet më parë, Ali Ahmeti shpërthen rrethimin dhe arratiset në Zvicër

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti kujtoi sot një nga momentet e jetës së tij kur para 37 viteve pas dy arrestimeve u detyrua të shmang rrethimin e shërbimeve sekrete në Prishtinë dhe për herë të parë u arratis në Zvicër , informon GAZETA.MK“Ishte ditë Bajrami. U nisa nga baza ku ishte strehuar Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Zonja e shtëpisë, një trime dhe atdhetare, na solli ëmbëlsirë për ta shënuar festën. Në orët e hershme të mëngjesit u largova për t’iu shmang arrestimit të tretë”Demonstratat e 1981, para saktë 40 vjetëve, shërbyen si katalizator i ndryshimeve në ish Jugosllavi për të rezultuar me tre luftëra çlirimtare, marrëveshje paqësore, pavarësi të Kosovës dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe anëtarësim në NATO.” – u shpreh Ahmeti në faqen e tij zyrtare në facebook.