Në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog që pozhvillohet në Ohër, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. AliAhmeti ka zhvilluar takim me Miroslav Lajçak, përfaqësues special iBashkimit Europian për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë.Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte pjesë e bisedës në takimin mesAhmetit dhe Lajçak, ku dy bashkëbiseduesit vlerësuan se të dy vendetduhet të gjejnë zgjidhje që do të shërbente pozitivisht për gjithërajonin dhe do t’u jepte fund raporteve të ftohta mes Prishtinës dheBeogradit.Një model si Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës gjithnjë mund të ishtefrytdhënëse dhe palët e involvuara në këtë dialog duhet marrë shumëseriozisht këtë, me qëllim për t’i dhënë një epilog përfundimtar gjithëprocesit.Ahmeti dhe Lajçak gjatë takimit kanë diskutuar edhe mbi kontestin meBullgarinë, si pengesë për vendin në rrugë drejt Bashkimit Europian dhesfidë e cila duhet kapërcyer që qytetarët mos mbesin peng i politikavenacionaliste që mund të hapen nga parti të caktuara në vendet fqinje.Me këtë rast, Ahmeti kërkoi ndihmë edhe nga Bashkimi Europian dheSHBA-ja si faktor të rëndësishëm dhe miq të vendit e rajonit për tëndikuar në vendimet për të mos bllokuar aspiratat e Republikës sëMaqedonisë së Veriut drejtë rrugës së integrimit.Reformat të cilat janë kusht për të hapur negociatat me BashkiminEuropian si dhe çështje tjera të rëndësishme në vend ishin po ashtu temëe bisedës mes Ahmetit dhe Lajçak.