Ali Ahmeti – Uashingtonit dhe Brukselit: Ballkani është Europë

Në Panelin kryesor të Forumit të Prespës për Dialog,kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka mbajturfjalim rasti ku prezent ishin figura të larta të diplomacisë  botërore.“Përderisa e kam në krah ambasadorin Riker po e nis me atë fjalimin tim.Ka qenë një moment që më bëri përshtypje shumë të madhe sepse z. Rikerka pasur angazhim të madh si ambasador i SHBA për përmbylljen e këtijproblemi. Përpjekjet tona nuk arritëm që t’i kurorëzojmë dhe z. Riker uemërua Zëvendëssekretar shteti. U organizua një vizitë në SHBA mekërkesë nga të dyja anët. Unë e kam një behane shumë të madhe, sepse nukmund të bëj udhëtime me aeroplan”, është shprehur kështu në fillim tëfjalimit të tij Ahmeti.Sipas tij, gjithnjë ka pasur guxim për të zgjidhur problemet në vend dhese përkrahjen e ka gjetur në mbarë qendrat e diplomacisë botërore.“Ambasadori Riker më tej u ka thënë të gjithë funskionarëve sepse Aliuka një hall të madh pse ka ardhur me aeroplan. Halli ynë ishte se vendiynë kishte një problem të madh për shkak se kishte një fllad të madh ngaLindja e Mesme, nga Lindja e Afërme, me pamflete dhe me organizime. Njëpjesë e hallit ishte se vendi ishte i ndarë, një pjesë kërkonteeurointegrimin se kështu forcoheshte paqja dhe bindja për ardhmërinë dhekjo më bëri që unë të marr guxim dhe për një moment ta harroj atë tëpalumturi dhe gjeta një ngrohtësi, me gjitha takimet që u organizuanandej, gjeta një përkrahje të jashtëzakonshme për të zgjidhur problemet,por edhe një miqësi të jashtëzakonshme dhe këtë që ke biseduar me nebisedoji edhe me partnerët tanë. Vizitat i vazhdova në Berlin dhe gjithavendet skandinave me qëllimin më të mirë që të ndërtojmë paqen,ardhmërinë dhe ky moment me gjitha këta investimet që bëri Uashigntonite NATO-s sepse ne kemi qenë 20 vite për të zgjidhur këtë problem. Uarrit dhe duheshte bërë mbase e përshëndes guximin e Zaev dhe Tsipras qëky epilog mori fund dhe sot vendi im dhe i Zaevit është anëtar në NATO”,ka theksuar më tej në fjalimin e tij, Ahmeti.Kryetari i BDI-së Ahmeti më tej ka thënë se Marrëveshja e Prespës ështëe arritur e jashtëzakonshme dhe i tërë Ballkani është Europë.“Kjo Marrëveshje ka forcuar paqen, stabilitetin, janë forcuarmarrëdhëniet midis etnive dhe fqinjëve. Kjo është e arritur ejashtëzakonshme, e arritur historike, histori bëri Gjermania dhe Francaqë bënë pajtim dhe ne duhet ta marrim si model këtu në rajonin eBallkanit Perendimor, nuk ka qenë e lehtë por a duhet ta bëjmë ne dhe tëvendosim si standard por duhet guxim që edhe ne ta bëjmë të njëjtën përgjeneratat e ardhshme duhet, me hasmëri shekullore nuk mund të bëhet.Duhet rajon i integruar, sepse kështu duhet të ecim përpara, kështushtetet tona duhet kështu të funskionojnë. U takova edhe me Lajçak dhe eluta ta mbyllim vrimën e zezë në Europë. I tërë Ballkani është Europë,atëdheu i të parëve tonë është Europa, sepse këtu në këtë vrimë të zezëi tërë krimi është i grumbulluar nga të gjithë vendet e Europës”, ështëshprehur për fund në fjalimin e tij kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…