Kryetari Ahmeti takon drejtuesit e Kongresit pan shqiptar në SHBA

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. AliAhmeti sot ka pritur në takim drejtuesit e Kongresit pan shqiptar nëShtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarin z. Bruno Ceka, drejtorinekzekutiv z. Martin Vulaj dhe arkatarin z. Gezim Rushiti.Me këtë rast në takim u diskutuan për të arriturat dhe sfidat eKongresit pan shqiptar, fuqizimin e faktorit shqiptar në SHBA dheinteresat e shqiptarëve në mbarë botë.20 vjetori i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ishte një tjetër temë erëndësishme gjatë bisedës së Ahmetit me drejtuesit e Kongresit panshqiptar në SHBA, duke ju referuar të arriturave që shqiptarët këtu kanëpasur gjatë këtyre dy dekadave, e që këto të arritura nuk do të ndalenme kaq.Gjatë takimit diskutuan edhe për situatën politike në vend dhe rajon,përfshirë këtu integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATOsi dhe rruga të cilën e ndjek vendi për anëtarësim në BashkiminEuropian, reformat që janë bërë në vend, rolin dhe rëndësinëmarrëveshjeve të arritura për rajon.Ahmeti dhe drejtuesit e Kongresit pan shqiptar kanë diskutuar edhe mbifuqizimin e rolit të mërgatës shqiptare përfshirë këtu dhe kontributintë cilin e japing ata, si dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit meadministratën në Uashington.Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan rreth zhvillimeve rajonale dhevendosjen e bashkëpunimit konkret në drejtim të rritjes së rolit tëKogresit pan shqiptar për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BashkiminEuropian, mbylljen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë me njohje tëndërsjellë dhe integrim të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…