Reforma e administratës shtetërore – proces i rëndësishëm

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me informacionin mbi reformën e administratës shtetërore që u shqyrtua në Qeveri në seancën e djeshme tematike.   Në seancën e djeshme tematike, Qeveria shqyrtoi informacionin mbi reformën e administratës shtetërore.Në seancën e 84-të të rregullt, kushtuar statusit të realizimit të aktiviteteve të Strategjisë për Reformën e administratës shtetërore 2018 – 2022 me propozim të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, u shqyrtua vendosja e analizës horizontale funksionale për secilën ministri dhe institucion, e përgatitur nga ekspertët e IPA projektit dy-vjeçar “Mbështetje për riorganizimin shtetëror”, financuar nga Bashkimi Europian.Vlerësimet dhe mendimet e strukturuara në lidhje me analizën, e cila parashikon racionalizim të numrit të institucioneve në administratën shtetërore, si dhe propozimet mbi rritjen e efikasitetit të institucioneve, do t’i paraqiten Këshillit për Reformën në administratën shtetërore, i cili më pas do të propozojë verisionin përfundimtar për reformën e administratës shtetërore deri tek Qeveria RMV-së, agjencitë dhe shërbimet inspektuese.Ky proces është një nga elementet më të rëndësishëm për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ministria për shoqëri informatike dhe administratë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha ministritë dhe institucionet në vend, do të bëjnë më të mirën e tyre për një implementim të tërësishëm të këtij projekti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…