Grubi pret në takim gjeneralin, Wesley Clark

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takimish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-së në Evropë dhe mikune madh të shqiptarëve, gjeneralin amerikan Wesley Clark.Gjatë takimit Grubi ka theksuar se ndihet i nderuar që sot në vendintonë për vizitë gjendet ish-komandanti Suprem i NATO-së dhe miku i madhi vendit tonë, gjeneral i cili ka udhëhequr misionin që i dha fundkapitullit të dhimbshëm të historisë së vendeve në Ballkan.Grubi dhe Clark kanë diskutuar mbi situatën politike dhe të sigurisë nëvend dhe rajon, si dhe progresin e të arriturat që ka shënuar vendi ndërvite, duke u bërë shembull dhe për vendet e rajonit sa i përket paqes,stabilitetit dhe progresit.Republika e Maqedonisë së Veriut si vend anëtar i NATO-së po kontribuontashmë edhe në misione paqeruajtëse jashtë vendit, derisa sfida e kësajrruge është falë mbështetjes dhe miqësisë me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës dhe kontributit të dyanshëm, duke qenë kështu mirënjohës nërrugën e ndjekur nga kombet e lira dhe demokratike të botës, ështëshprehur kështu gjatë takimit Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.Clark në anën tjetër ka thënë se nuk do të mungojë mbështetja përsynimet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe prosperitet mbarëshoqërorduke shtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga vendetmike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe simbol ivendosmërisë në botën demokratike.Pamjet video mund t’i gjeni në këtë link:https://we.tl/t-wXEDQPG8ANhttps://youtu.be/Em3Dw1Oxq7c

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…