Bashkëpunojmë me Postën e Maqedonisë së Veriut për projektin “Një pikë për shërbime”

Bashkëpunojmë me Postën e Maqedonisë së Veriut për projektin “Një pikë për shërbime”Sot, në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, zhvillova takim pune me Drejtorin e Postës së Maqedonisë së Veriut, Jani Makraduli.Ne kemi për qëllim që të rrisim dhe të thellojmë bashëpunimin mes këtyre dy institucioneve.Gjatë takimit u diskutua për prjoektin e Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës “Një pikë për shërbime” dhe për mënyrat se si mund të implementohet ky projekt dhe ndryshimet e mundshme në të ardhmen duke marrë shkas nga propozimet e parashtruara përgjatë takimit të sotëm.Do të përgatisim informacionin dhe do ta dorëzojmë atë në seancën e ardhshme Qeveritare. Pas kalimit të këtij informacioni në seancë Qeveritare, do të intensifikojmë takimet tona për të konkretizuar propozimet e parashtruara sot.Gjatë takimit të sotëm u fol për barazvleresimin e dokumentave të shkëmbyer në formë elektronike me dokumentat e shkëmbyer në formë klasike, për arsyen të shkurtimit të kohës së komunikimit.Për realizimin e këtij qëllimi, Posta e Maqedonisë së Veriut do të ofroj shërbime të besueshme elektronike për të gjitha institucionet në vend.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…