Grubi përgëzoi studentët e Universitetit të Tetovës në ceremoninë e diplomimit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistempolitik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot morri pjesënë ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin e Tetovës.Në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë Grubi përgëzoi stafinakademik të universitetit për përkushtimin e treguar në përgatitjen ekuadrove cilësore dhe njëherësh uroi studentët për suksesin e arriturduke thënë mes tjerash se Universiteti i Tetovës është tempull iditurisë dhe i historisë më të re kombëtare si dhe i përpjekjeve përbarazi.Më poshtë ua sjellim fjalimin e plotë të zëvendëskryeministrit të parë,z. Artan Grubi:“Të nderuar të pranishëm, studentë, familjarë, profesorë dhe shumë idashur rektor Ahmeti,Më nderoni shumë me mundësinë që sot të rikthehem në shtëpinë time dhetë festoj bashkë me ju.Ky universitet është i veçantë, është më shumë se një tempull iditurisë, është pjesë e historisë kombëtare dhe përpjekjeve për barazi.Ju që sot po pajiseni me diploma, ngase jeni të ri në moshë, kështu siçjam dhe unë, padyshim i dini vështirësitë e kohës kur u themelua dhe ungrit në këmbë të shëndosha ky Universitet, por ndryshe nga atëherë, sotjemi dëshmitar se Universiteti i Tetovës ka siguruar mundësi përedukimin e qytetarëve tanë dhe është shndërruar në simbol të edukimitdhe përgatitjes së studentëve me nivel akademik në vend dhe rajon.“Në atë kohë qëllimi ishte veç të funksionojë universiteti, marrëparasysh çmimin që do të paguanim. Për veten time u bojsha razi edheshpija të prishet por dorë mos  të hekim prej UT-së, se kishte miqësidhe shoqëri që thonin se: ej do ta prishin shpinë, thoja le ta prishin,për fat e kishim edhe një shtëpi tjetër te shkolla Tekstile, nëse doprishej do shkoja të jetoja atje. Kështu universiteti vazhdoi” thoshtekështu HAJREDIN DEMIRI, Pronar i njërës nga shtëpive të UT-së.Populli ynë më së miri e ka kuptuar vlerën e arsimimit në gjuhën amtareduke ndarë edhe gjënë më të shtrejtë, prandaj duhet përjetësisht tu jemimirënjohës studentëve me vullnet të fortë, të guximshëm dhe të etur përdije të cilët këtë tempull e kanë mbrojtur dhe i siguruan jetë të gjatë.Të nderuar,Po krijojmë masa dhe politika për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.Sot, 20 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, me krenari konstatojmë që njëëndërr,  një iniciativë e guximshme por njëkohësisht shumë e domosdoshmeështë shndëruar në tempull të qëndrueshëm arsimor.Arsimi ndërton njerëz të lirë, e përforcon ekonominë dhe shoqërinëdemokratike. Është shumë e rëndësishme kur arsimi është kualitativ dhe içasshëm për të gjithë.Arsimi i mirëfillt ndërton personalitete të cilët do të kontribuojnë nëshoqëri, do ta kultivojnë tolerancën dhe dallimet por edhe do jenë tëgatshëm për tregun e punës.Një nga qëllimet tona kryesore është që të ndërtojmë kuadro profesionaletë cilat do të jenë të sukseshme në vend dhe jashtë që të kontribuojnënë përmirësimin e shoqërisë dhe ekonomisë në vend, pse jo edhe në rajon.Të dashur studentë,Kjo është dita e juaj. Është edhe dita e prindërve tuaj sepse edhe atabashkë me jukanë sakrifikuar, por në fund bashkë ja keni arritur që tëplotësoni këtë mision mjaft të rëndësishëm për të ardhmen tuaj.Sot po e përfundoni një hap të rëndësishëm të jetës tuaj për të nisur qënesër një universitet të ri, “universitetin e jetës” e ky universitetështë i përjetshëm!Ju uroj secilit nga ju shëndet, karrierë të begatë dhe të suksesshme.Ju faleminderit për vëmëndjen.”

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…