​Fjalimi i Ministrit Osmani në përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani se bashku me përfaqësues tjerë të lartë shtetëror nga rajoni dhe bota, sot kishte fjalim në përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. “Nderuam mijëra viktima të pafajshme, të gjithë meshkujve të pafajshëm dhe fëmijëve të cilët ishin vrarë në Srebrenicë para 26 viteve dhe shumë civilë, të cilët në tentim për ta shpëtuar jetën ishin detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre. Ngjarjet e korrikut të vitit 1995, kur u vranë mbi tetë mijë civilë, nuk guxojnë të harrohen, e me të as faktet të relativizohen, si garancë se e njëjta nuk do të përsëritet. Leksionet e dala nga kjo ngjarje, si dhe përpjekjet për të ndërtuar paqe të përhershme dhe prosperitet, janë shpresë për gjeneratat e ardhshme dhe rajonin në përgjithësi”, ”, tha mes tjerash në fjalimin e tij Osmani. “Perspektiva evropiane për të gjithë vendet e rajonit është energjia më e madhe transformuese, e cila i lëvizë vendet tona kah progresi dhe reformat, me ç’rast mbetemi të përkushtuar maksimalisht në ndërtimin e shoqërive humane dhe demokratike, në të cilat do të sundojë e drejta dhe do të respektohen liritë dhe të drejtat njerëzore, do të përpiqemi për promovimin e barazisë dhe respektit të diversitetit. Duke nderuar viktimat, e duke mbrojtur të vërtetën, ne mund të ndërtojmë ardhmërinë”, përfundoi Osmani.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…