Grubi – Geer: S’ka vend për euroskepticizëm, integrimi Europian pa alternativë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka realizuar sot takimme ambasadorin e Bashkimit Europian në vend, z. David Geer.Mbështetja e pakursyer që Bashkimi Europian i jep Republikës sëMaqedonisë së Veriut në proceset e zhvillimit dhe integrimit,përkushtimi i Qeverisë së vendit në avancimin e mëtutjeshëm të procesevereformuese, të politikave të dialogut dhe qëllimeve strategjike tështetit, ishin pjesë e diskutimit gjatë këtij takimi, bashkë edhe meshënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, regjistrimin epopullsisë.Zëvendëskryeministri i parë Grubi i ka shprehur ambasadorit Geervendosmërinë e vendit në rrugën e integrimit si dhe rëndësinë endërmjetësimit të Bashkimit Europian në tejkalimin e kontestit meBullgarinë dhe i ka shprehur mirënjohje për angazhimin e deritanishëm nëdrejtim të gjetjes së zgjidhjes që do të ishte në interes të të dyjapalëve.Grubi theksoi që nuk ka aspak vend për euroskepticizëm tek elitatpolitike e as edhe te qytetarët sepse të gjitha të arriturat tona janëtë përbashkëta dhe ashtu do të vijojmë.Grubi njoftoi ambasadorin Geer edhe për agjendën e gjelbër, si përcaktimstrategjik i vendit për jetë më cilësore pas rrumbullakimit normativ tëtë gjitha çështjeve të definuara politike në Marrëveshjen Kornizë tëOhrit dhe atë Prespës, e të cilat kanë vendosur themelet e barazisë,demokracisë dhe zhvillimit të barabartë ekonomik.Nga ana e tij ambasadori Geer konfirmoi pjesëmarrjen në 20 vjetorin eMarrëveshjes së Ohrit në emër të Bashkimit Europian.Të dy bashkëbiseduesit në fund të këtij takimi u dakorduan se duhet tëbëhen përpjekje maksimale për të arritur synimin e vetëm dhe tëpaluhatur të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Europian.Në këtë link mund të gjeni video materiale nga takimi:

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…