Shaqiri: Përmirësojmë kushtet e punës për organet e administratës shtetërore, sepse efikasiteti i tyre varet nga niveli i mirëqenies së punonjësve në organet e administratës shtetërore

Sot, në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, Ministri Jeton Shaqiri priti në një takim të rëndësishëm pune, kryetarin e Sindikatës së punonjësve administrativë, organeve gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Peco Grujovski.   Qëllimi i zhvillimit të këtij takimi ishte nënshkrimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes kolektive të degëve.   Në seancën e fundit qeveritare, pas kalimit të informacionit për nënshkrimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Marrëveshjen kolektive të degëve, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë u autorizua për nënshkrimin e saj.   Me nënshkrimin e këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve në Marrëveshjen kolektive të degëve rregullohen dhe precizohen disa dispozita të Marrëveshjes kolektive të degëve:   ·       Precizohen organet e administratës shtetërore të cilat i përfshin Marrëveshja kolektive e degëve ·       Organizimi i punës në kushte krize apo emergjence ·       Kriteret e përdorimit të pushimit vjetor (jepet mundësi që pushimi vjetor të zgjasë më shumë se 26 ditë pune) ·       Kthehet kriteri për shkallën e arsimimit ·       Regresi për pushimin vjetor (К-15) Përgjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mundësia për rritjen e rrogave të punonjësve në organet e administratës shtetërore të përfshira në Marrëveshjen kolektive të degëve.   “Jemi të përkushtuar dhe do të punojmë në këtë drejtim për të arritur qëllimin”, tha Ministri Shaqiri.   Takimi u mbyll me nënshkrimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Marrëveshjen kolektive të degëve. Të dy nënshkruesit, Ministri Shaqiri dhe kryetari i Sindikatës Grujovski, shprehën vullnetin e tyre për të shtuar akoma më tepër bashkëpunimin, për të siguruar kushte sa më të mira pune për punonjësit në organet e administratës shtetërore.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…