Shaqiri: Me Strategjinë nacionale të TIK-ut 2021 – 2025, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë lider në rajon në fushën e digjitalizimit. E ardhmja digjitale e vendit është e pakontestueshme

Me thirrje të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, u zhvillua debati i hapur publik për draft planin aksional të strategjisë nacionale të TIK-ut 2021 – 2025. Në këtë debat morën pjesë të gjitha palët e interesit. Debati ishte tejet konstruktiv dhe i frytshëm. Pjesëmarrësit shprehën komentet dhe sygjerimet e tyre mbi Strategjinë nacionale te TIK-ut 2021 – 2025 dhe të njëjtat do të shqyrtohen dhe merren parasysh, në mënyrë që të arrihet rezultati i duhur dhe i kërkuar. “Qeveria e RMV-së, nëpërmjet MSHIA-së, është e vendosur në përpjekjet e saj për t’i përdorur përparësitë e industrisë së TIK-ut për të krijuar një shoqëri informatike të avancuar dhe me këtë të rrisë produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionet në sektorin publik dhe në sektorin privat” tha Shaqiri gjatë fjalimit të tij. Strategjia nacionale e TIK-ut 2021 – 2025 përbëhet nga 6 shtylla: 1.    Lidhshmëria dhe infrastruktura qeveritare 2.    Centralizimi dhe racionalizimi i shërbimeve të TIK-ut dhe të e-qeverisë 3.    Avancimi i aftësive digjitale të qytetarëve, forcës punëtore dhe profesionistëve 4.    Kërkim, zhvillim dhe inovacion 5.    Ruajtja e të dhënave 6.    Shërbime digjitale (të inspiruara nga mbrojtja e mjedisit jetësor) Ndër të tjerash, ministri Shaqiri radhiti edhe prioritetet e lidhura me përforcimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë: ·       Krijimi i Agjencisë digjitale ·       Vendosja e qendrës së përbashkët e të dhënave qeveritare ·       Ndërtimi i rrjetit transportues nacional optik “Realizimi i këtyre projekteve do të ketë rëndësi të veçantë në reduktimin e pengesës digjitale e cila ekziston ndërmjet vendit tonë dhe vendeve të BE-së, si dhe përshpejtimit të transformimit digjital” përmbylli fjalimin e tij ministri Jeton Shaqiri.    

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…