Bekteshi: Janë siguruar mjete shtesë për vauçerët për turizëm, mbi 3.500 qytetarë me të ardhura të ulëta do të marrin 12.000 denarë për pushime në objektet turistike vendase

Ministria e Ekonomisë siguroi 23 milion denarë shtesë për vauçerat për turizëm prej 12,000 denarëve për personat me të ardhura të ulëta që kanë aplikuar në Thirrjen Publike. Me rebalansin e buxhetit për vitin 2021 janë siguruar mjete shtesë për vauçerët për turizëm, me çka mbi 3,500 qytetarë me të ardhura të ulëta këtë vit do të mund të kalojnë pushimet në kapacitetet vendore turistike, njoftoi në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sipas Bekteshit, deri më tani janë lëshuar 1.250 vauçerë për turizëm prej 12.000 denarëve  me vlerë 15 milionë denarë siç ishte parashikuar në Programin për turizëm vendor të vitit 2021 për punëtorët me të ardhura të ulëta. “Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar dhe që plotësojnë kushtet për të marrë vauçer për turizëm  vendor të njëjtat do tu dorëzohen gjatë javës së ardhshme.Vauçerat për turizëm mund të përdoren  më së voni deri më 30 Nëntor 2021 në kapacitetet turistike vendore të cikët janë paraqitur në Thirrjen Publike të Ministrisë së Ekonomisë. Mbështetja e sektorit të turizmit është prioritet i yni”, shkroi ministri Bekteshi. Sipas Thirrjes Publike, çertifikatë-vauçer për përdorimin e mjeteve për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta mund të marrin të gjithë qytetarët, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000 denarëve dhe që kanë aplikuar në Thirrjen publike të  shpallur më 8 qershor të vitit 2021.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…