Grubi: Me përdorimin e gjuhës shqipe nuk humbi askush, vendi fitoi qytetarë më lojal

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në ceremoninë solemne të ndarjes së 65 çertifikatave për përkthyesit e institucioneve shtetërore që me sukses përfunduan trajnimin e organizuar nga ana e Agjencisë për zbatimin e gjuhës për përkthim dhe lektorim në gjuhën shqipe dhe gjuhën maqedonase. Kjo ngjarje u organizua në kuadër të programit për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. “Gjuha është pasuri, është kod identiifkimi. Gjuha dhe e drejta e përdorimit të saj është një nga katër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe beteja kishte nisur që nga shpallja e pavarësisë së këtij vendi me gjenerata të tëra. Arriti të bëhet pjesë normative me marrëveshjen e Ohrit nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese në vitin 2002, por kjo betejë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në RMV zgjati gati se dy dekada, me tre përpjekje të njëpasnjëshme për miratim të Ligjit për përdorimin e gjuhës duke e avancuar atë në etapa një pas një dhe gjithë kjo ka të bëjë me drojën  e individëve të nxitur nga elitat politike se përdorimi i gjuhës së njërit mund të cënoj përdorimin e gjuhës së tjetrit. Sot nga kjo prespektivë, pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhës e shohim që kjo ishte vetëm nxitje dhe ndjellje e frikës dhe propagandë për qëllime të politikës ditore, për arsye se me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës, as nuk u shpërnda Republika e Maqedonisë së Veriut, as nuk u federalizua e nuk humbi asnjë njeri, por përfituan qytetarët dhe shteti, se sa më lojal të jetë shteti ndaj komunitetit dhe e kundërta dhe sot ne shqiptarët dhe të tjerët jemi më lojal ndaj shtetit.” – deklaroi Grubi në fjalimin e tij me rastin e kësaj ngjarje. Grubi poashtu ka shprehur mirënjohje ndaj punës së agjencisë dhe drejtorit Ylber Sela, në veçanti për organizimin e këtyre trajnimeve si iniciativa të dobishme dhe të nevojshme institucionale.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…