Shaqiri: Do të mbështesim maksimalisht krijimin e sektorëve me funksion zbat-imin e gjuhëve nëpër institucionet shtetërore

Ministri për shoqëri informatike dhe adminisratë, Jeton Shaqiri, ishte i ftuar sot në ceremoninë e ndarjes së çertifikatave, për ndjekje të trajnimit për përkthim dhe lektyrim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase, organizuar nga Agjencia e zbatimit të gjuhës. Si rezultat i përmbushjes së detyrimit që vjen nga Ligji për zbatimin e gjuhëve, të gjitha institucionet në vend duhet të krijojnë sektorë dhe vende të reja pune. Ministria për shoqëri informatike tashmë ka krjuar njësinë e saj, në funksion të zbatimit të gjuhëve, dhe është e përkushtuar dhe e gatshme në mënyrë maksimale për të ndihmuar dhe mbështetur secilin institucion në vend për krijimin e këtyre sektorëve. “Njëherit gjej rastin të përgëzoj të gjithë të punësuarit që ndoqën këtë trajnim të rëndësishëm, i cili është mëse i nevojshëm për zhvillimin e tyre profesional”, tha Shaqiri.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…