20 vjet MKO/Promovohet Pulla postare kushtuar këtij jubileu

Sot, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi së bashku me drejtorin e SH.A. “Postat e Maqedonisë” z. Jani Makraduli, kanë promovuar Pullën postare. Zëvendëskryeministri Grubi theksoi se Postat po bëhen pjesë e manifestimit të aktiviteteve të shumta që po organizohen në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. “Dua të falënderoj drejtorin e Postave bashkë me bordin drejtues që sot janë këtu dhe për faktin se bëhen pjesë e manifestimit të suksesit të përbashkët me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, me çka sot promovojmë Pullën postare. Jam mirënjohës ndaj institucionit dhe të gjithë ata që bëhen pjesë e këtij manifestimi për Marrëveshjen e Ohrit që do të kulminojnë më 13 Gusht në Shkup me manifestimin qendror me të ftuar edhe nga vendi por edhe nga komuniteti ndërkombëtar pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në përpilimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit me ç’rast do i vëmë vulën e shënimit të këtij 20 vjetorit për të vijuar më tej me plane përtej Marrëveshjes së Ohrit”, tha Grubi në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtorin e Postave, Jani Makraduli. Ndërkohë, në anën tjetër drejtori i Sh.A “Postat e Maqedonisë”, Makraduli ka shprehur kënaqësinë që në 20 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kanë arritur të bëjnë Pullë postare e cila u promovua sot e që e njejta është shtypur në 6.000 ekzemplarë dhe që kushton 72 denarë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…