Grubi: Edhe komunitetet tjera përfituan nga Marrëveshja e Ohrit

Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Dr. Artan Grubi ka marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët me temë: “Rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit për bashkësitë më të vogla”, organizuar nga Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Në fillim të fjalës së tij, Grubi ka thënë se shoqëria jonë në praktikën më të hershme i ka pranuar marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe sot mund të thuhet se është bazë e suksesit të përbashkët. “Vërtetë kam kënaqësinë që të jem pjesëmarrës në këtë tryezë të rrumbullakët në veçanti për të diskutuar me ju mbi rëndësinë e Marrëveshjes kornizë të Ohrit që ka edhe për komunitetet më të vogla në vend edhe pse vet me veten nuk pajtohem me përkufizimin “komunitete më të vogla, komunitete më të mëdha në vend”. Shoqëria jonë që në praktikën e saj më të hershme i ka pranuar marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe sot mund të them lirshëm se ajo është baza e suksesit si shoqëri e jonë e përbashkët. Duke i trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë MO është e rëndësishme për të gjithë ne sepse solli barazinë dhe kjo karakteristikë e bënë atë marrëveshje për ndërtimin e një shteti të integruar në NATO dhe së shpejti edhe në Bashkimin Europian. Marrëveshja Kornizë e Ohrit, solli mundësi të reja për të gjitha komunitetet, solli mundësi që në mënyrë të barabartë të gjithë ne të kyçemi në zhvillimin e shtetit. Sigurisht se zhvillimi i qëndrueshëm nuk është i mundshëm nëse dikush lihet në margjinat e shoqërisë. Nuk po flas këtu vetëm për komunitete etnike por komunitete të të gjithë grupeve të interesit. Falë MO sot përveç gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe kemi komuna ku gjuhë zyrtare është edhe gjuha rome, gjuha turke, gjuha boshnjake, ajo serbe si dhe pjesëtarët e këtyre komuniteteve janë të integruar tashmë në të gjitha sferat e shoqërisë edhe pse akoma jo në numrat e dëshiruar dhe në numrat e duhur”, ka theksuar kështu Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Sipas tij, është arritur faza e përmbylljes së pjesës normative dhe se bashkëpunimi të mos mungojë edhe në zbatimin e pjesës praktike të Marrëveshjes së Ohrit. “Praktikat e mira të cilat i ka vendosur Marrëveshja paqësore e Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike, kohezioni social, mos diskriminimi dhe toleranca duke kultivuar në vazhdimsi duhet të jenë pikënisje për çdo proçes të radhës në shoqëri. Meqë bashkërisht kemi kaluar fazën e ndryshimit të Kushtetutës, ndryshimit dhe miratimit të ligjeve për zbatimin e Marrëveshjes kornizë dhe kemi arritur në fazën ku është përmbyllur pjesa normative e saj ju ftoj që bashkëpunimi dhe koherenca të mos mungojë edhe më tutje nga ana juaj dhe së bashku të punojmë në zbatimin e pjesës praktike të Marrëveshjes së Ohrit, sepse secili nga ne është pjesë e atij mozaiku të përbashkët të një shoqërie të barabartë për të gjithë. Republika e Maqedonisë së Veriut në frymën e MO do të vazhdojë edhe më tutje të zhvillohet si një shoqëri e hapur dhe inkluzive me interaksion edhe më të madh të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve duke krijuar kushte të njëjta për të gjithë, sepse vetëm barazia, mos diskriminimi dhe multikulturalizmi janë parakusht për qëndrueshmërinë e një shoqërie të barabartë për të gjithë”, ka thënë për fund në fjalimin e tij, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…